BMW prezantoi veturën tepër luksoze

Për prodhuesit e veturave luksoze, veturat e gjata dhe të mëdha janë një mundësi e mirë për të shfaqur fuqinë e kompanisë.

Auto & Tek

11/06/2015 19:08

Prodhuesi gjerman i veturave e ka treguar fuqinë me versionin më të ri të Serisë 7 të mërkurën, veturë kjo e cila vjen me një teknologji dhe luks të lartë.

Vetura ka një motor 3.0 që prodhon 320 kuaj-fuqi dhe 330 çifte rrotulluese. Përveç këtij, ka edhe një motor tjetër turbo-mbushës 4.4-litërsh V8, i cili prodhon 445 kuaj-fuqi dhe 480-çifte rrotulluese, transmeton Lajmi.net.

Versioni hibrid i motorit të kësaj veture do të jetë një 2.0-litërsh që do të jetë i ndarë me një motor elektrik.

Teknologjia është fokusi më i madh në këtë veturë, dhe kur e shikoni atë nga brenda do të shihni se interieri i saj është i mbushur me ekrane me prekje, transmeton Lajmi.net.

Shoferi ka një ekran me prekje, pasagjerët prapa kanë gjithashtu dhe madje edhe kyçi i çelësit e ka një. Ka gjithashtu kontrolle me gjeste në pasqyrën mbrapa që ju lejon të kryeni detyre të thjeshta si rregullimin e volumit të zërit dhe pranimi apo anulimi i thirrjeve telefonike.

20150610220120926646492407492408492400492405492403492410492413492411492401492412