BMW zbulon veturat e reja emergjente

RETTmobil është shërbimi emergjent më i madh në Evropë, dhe këtë vit më shumë se 450 vetura për intervenime emergjente nga marka të ndryshme do të paraqiten në qytetin gjerman Fulda.

Auto & Tek

02/05/2014 18:07

Ndër markat që do të paraqesin modelet e tyre emergjente është edhe BMW, e cila sapo ka zbuluar formacionin e saj para kësaj ngjarje.

Së pari, krijuesi i veturës do të shfaqë një 325d Gran Tursimo të konvertuar në një automjet emergjent. Praktikisht, vetura do të jetë identik me serinë e tretë standarde të Gran Tursimo, e cila vjen me një pajisje emergjente të integruar në sistemin e sigurisë.

Kjo veturë mund të arrijë 96kmh në vetëm 7.1 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 239 kmh. Varianti ndihmës M235i Coupe është edhe më i shpejtë, me një performancë spotive me dy turbo dhe me një njësi prej gjashtë cilindrave të vlerësuar me 326 kuaj-fuqi dhe 322 çifte rrotulluese.

Kjo veturë mund të arrijë 98kmh në vetëm 5,0 sekonda. BMW ka gjithashtu edhe modele tjera për intervenime emergjente, si xDrive30d X5, X3 xDrive20d dhe një motoçikletë 1200 RT të komandës për zjarrfikës.