BMW Z5 do të lansohet me një emër tjetër (Foto)

Super-vetura e re nga BMW që u pa gjatë procesit të testimit, është konfirmuar se është modeli Z5, por së fundmi janë dhënë detaje tjera.

Auto & Tek

15/05/2017 23:14

Zyrtarë të kompanisë, kanë thënë se ky model sportiv nuk do ta mbajë këtë emër, por mund të quhet Z4, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk janë dhënë detajet, është thënë se numri do të thotë se ka katër cilindra, meqë do të jetë hibrid.

Deri më tani, shihet se është një veturë luksoze me mundësi t’i hapet tavani dhe se mund të vozitet në të gjitha terrenet.

Sipas disa burimeve të afërta me BMW, kjo makinë mund të lansohet gjatë këtij viti.