BMW X5 M e rritur deri në 650 kuaj-fuqi nga Fostla

Garazha speciale gjermane për përmirësimin e veturave, Fostla, ka zbuluar përmirësimin e saj të fundit në BMW X5 M.

Auto & Tek

04/08/2014 22:33

Ndryshimi më i mirë ka qenë në trupin e veturës. Ajo ka marrë një ngjyrë të kuqe të theksuar nëpër trup nga koka deri tek dritat prapa, me xhama të rinj dhe me detaje të bukura prej kromi.

BMW 21 inçëshe nën kapakun e saj mbanë një motor 4.4 litërsh turbo V8, dhe ka pranuar dy paketa të reja të fuqisë të quajtura PP-Performance, për të rritur fuqinë në motor.

Motori është bashkëngjitur me një mamitë Akrapoviç, dhe e rritur në fuqi prodhuese deri në 650 kuaj-fuqi dhe 664 çifte rrotulluese.

Kjo paketë përmirësuese në stil dhe në performancë nga Fostla kushton 8,000 euro.