BMW X2 filmohet gjatë testeve në pistë (Video)

Kompania BMW ka testuar modelin e saj X2, të cilin kanë arritur ta filmojnë të pasionuarit pas makinave.

Auto & Tek

09/05/2017 11:07

BMW X2 u filmua gjatë kohës sa ishte duke u testuar në pistën e famshme në Nurburgring të Gjermanisë.

Edhe pse vetura është e gjitha e mbuluar me kamuflazh, vërehet se është pak më e madhe dhe më e gjerë se sa modeli X1.

Ende nuk dihet për detajet e kësaj veture, pasi pritet që të shfaqet në shtator të këtij viti në panairin e veturave që do të mbahet në Frankfurt./Lajmi.net/

YouTube player