BMW vjen me tri modele të reja të Serisë 3 (Foto)

Kompania gjermane BMW ka filluar punën për tri modelet e reja të Serisë 3, të cilat do të jenë edicion i limituar.

Auto & Tek

11/05/2017 12:48

BMW Serie 3 është njëri ndër modelet më të shitura, pasi nuk është shumë e madhe dhe përshtatet mirë si në vozitje urbane, gjithashtu edhe në rrugë të largëta.

Kjo kompani ka njoftuar se në vitin e ardhshëm do të sjellë në treg tri modele të Serisë 3. E para do të quhet ‘Edition Sport Line Shadow’, e dyta mban emrin ‘Edition Luxury Line Purity’, ndërsa modeli i tretë dhe më sportivi që do të ketë paketën M do të quhet ‘Edition M Sport Shadow’.

Megjithatë, kompania ende nuk ka bërë të ditur detajet e hollësishme të këtyre veturave, pasi pritet që ato të prezantohen në nëntor të këtij viti.

bmw-3-series-special-edition-1 bmw-3-series-special-edition-2

HyperFocal: 0
HyperFocal: 0

bmw-3-series-special-edition-4 bmw-3-series-special-edition-5 bmw-3-series-special-edition