BMW premton që deri më 2021 do të sjellë automobila autonomë

Gjiganti gjerman, BMW, thotë se do të elektrizojë çdo model deri në vitin 2020.

Auto & Tek

23/12/2016 01:49

Kompania e njohur ka premtuar se me projektin e saj “iNext” do të sjellë automobilat elektrikë vetëvozitës deri në vitin 2021.

Për të bërë këtë, BMW ka hapur një kampua të ri afër Munihut të dedikuar për zhvillimin e vozitjes autonome.

“Vendimi për të zhvilluar dhe për të testuar rrugët me automobila vetë-vozitës në Munih tregon se Grupi BMW dhe i gjithë regjioni do të përfitojnë shumë nga ky ndryshim në industrinë automobilistike”, ka thënë Klaus Frohlich, anëtar i Bordit të Menaxhmentit.

Që nga viti 2013, BMW ka shitur më shumë se 100 mijë automobila elektrikë dhe ‘plug-in’. Deri më 2020, automobilat elektrikë do të përfshijnë 20 për qind të kompanisë.