BMW planifikon t’i bëjë dritat e rrugëve pika për mbushje të veturave elektrike

Një nga problemet më të mëdha për veturat elektrike është problemi i mbushjes. Me pak mundësi aktuale që lejojnë mbushjen e baterive, është sugjeruar një metodë e re e mbushjes së automjeteve elektrike.

Auto & Tek

23/06/2015 18:52

BMW po planifikon që të integrojë sistemet e mbushjes së veturave elektrike në shtyllat e dritave të rrugëve.

Njoftuar vitin e kaluar, por zbuluar si plan i plotë në ngjarjen ‘Low Carbon Oxford Week’ këtë muaj në Mbretëri të Bashkuar, sistemi i ndërtuar nga kompania gjermane e automobilave shpreson që të vendosë pikat e mbushjes nëpër gjitha qytetet gjermane, transmeton Lajmi.net.

Sistemi, i quajtur “Dritë dhe mbushje”, ka dy prototipë të cilët tanimë ekzistojnë jashtë ndërtesave të BMW – dhe ata po planifikohen që të lansohen në një shtrirje më të gjerë.

Në vend se të instalohen stacione individuale të mbushjes në qytete, sistemi “Dritë dhe mbushje” punon duke integruar energjinë efikase të dritave LED me teknologjinë e BMW “ChargeNow”, të cilat më pas do të futeshin në sistemet aktuale të ndriçimit nëpër qytete të ndryshme, transmeton Lajmi.net.

Klientët më pas do të ishin në gjendje që të paguanin për elektricitet përmes një paneli të kontrollit i cili do të kërkonte një kartelë elektronike.

BMW është duke investuar gjithashtu edhe në një mënyrë të re, përmes të cilës njerëzit do të ishin në gjendje të paguanin edhe nëpërmjet një aplikacioni në celularin e tyre.