BMW planifikon të prodhojë makinat elektrike X3 dhe Mini

BMW njoftoi të premten se ishte duke planifikuar për të lançuar një version të makinës X3, të gjithën elektrike si dhe një Mini elektrike.

Auto & Tek

03/10/2016 19:20

Kjo lëvizje është një zgjerim i rëndësishëm i BMW-së në portofolin elektrik të automjeteve.

Kompania ka një histori kur është fjala për automjetet elektrike. Ajo lançoi makinën elektrike i3 në vitin 2013, ndërsa kompania ka testuar Mini E në vitin 2009, duke vendosur një flotë prej 500 makinash në të gjithë botën.

Në vitet e fundit, ajo ka lançuar BMW i8, si dhe versionet e ‘plug-in’ të serive X5 dhe 3. Kompania ka lançuar një numër modelesh hibride, duke përfshirë modelet X5 xDrive40e, 225xe, 330e, dhe 740e.

Automjetet e reja pritet që do të dalin në vitin 2019, dhe sipas CEO-së të BMW-së Harald Krueger, ata do të jenë “konkurrues”, kur është fjala klasifikimin dhe çmimet.

BMW po përballet me presion nga rivalët e prodhuesve të makinave si Daimler, Volkswagen dhe Tesla. Në fillimin e javës së shkuar në Paris Motor Show, Volkswagen zbuloi konceptin për makinën e saj elektrike, I.D. Chevrolet është vendosur edhe për lançimin e saj Chevy Bolt EV para fundit të vitit.

Prodhuesit e makinave gjithashtu janë duke u përballur me rregullat e rrepta mjedisore që Bashkimi Evropian ka vendosur lidhur me emetine të cilat hyjnë në fuqi në 2021./TechSot.Al