BMW paralajmëron versionin e ri M2 për vitin 2019, ja disa nga performancat (Foto)

Gara e veturave sa shkon e bëhet më e ashpër dhe më e bukur. Pothuajse të gjitha markat e veturave janë duke tentuar të mposhtin njëra-tjetrën me veturat e tyre të reja.

Auto & Tek

08/08/2018 13:23

Pas Mercedes e Audi të cilat kanë paralajmëruar veturat e tyre të reja për vitin 2019 dhe 2020, as BMW nuk ka qëndruar e heshtur duke paralajmëruar një model të ri të M2, transmeton Lajmi.net

Vetura e re M2, do të ketë një motor me 450 kuaj fuqi që mundëson një shpejtësi prej 0-100 km/h për vetëm 4.5 sekonda, me një fuqi motorike që rritet kur vetura kalon shpejtësinë mbi 100 km/h.

Versioni i ri i M2 do të jetë me dy dyer, një veturë sportive dhe e shpejtë, por gjithashtu jashtëzakonisht komode dhe e përmirësuar me teknologjinë më të fundit të sigurisë në komunikacion.

Më poshtë do të shihni disa nga fotografitë e veturës./Lajmi.net/