BMW rrëzon me shitje Mercedesin

Kompania e famshme gjermane vitin e kaluar ka shitur 1,905,234 vetura.

Auto & Tek

17/01/2016 00:45

Kjo përfaqëson 5.2 për qind rritje sesa vitin e mëparshëm dhe kjo ia ka mundësuar BMW-së që të rrëzojë nga froni Mercedesin me shitje.

Kjo garë është shumë e ngushtë pasi Mercedes-Benzi gjatë vitit 2015 ka shitur 1,871,511 vetura, transmeton Express. Kjo do të thotë se Mercedesi ka shënuar rritje prej 13.4 për qind sesa vitin 2014.

Me këtë sukses Mercedesi lë prapa Audi-në, që përkundër skandaleve arriti të shesë 1,803,250 vetura.

BMË gjithashtu ka prirë me shitje edhe në Amerikë, derisa Lexus është pozicionuar në vendin e dytë. Mercedesi përfundoi në pozitën e tretë kurse Audi një vend më poshtë.