BMW M5 për 2018 me 600 kuaj fuqi – Lajmi.net
BMW M5 për 2018 me 600 kuaj fuqi
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 18:09, 17 May 2017
Pas premierës së gjeneratës më të re të serisë së pestë BMW, adhuruesit e versionit M sportiv të kësaj limuzine me padurim presin pasuesin e BMW M5. Modeli i ri M5 do të ketë motor 4.4 litra M TwinPower Turbo V8 benzinë që krijon madje 600 kuaj fuqi.

Motori është i lidhur me ndërruesin automatik të shpejtësive M Steptronic, i cili mundëson që vetura të arrijë shpejtësinë 100 km në orë për 3,5 sekonda.

Sistemi i motorit është i pajisur me tri mënyra të vozitjes: 2WD, 4WD dhe 4WD sport. Nëse përzgjidhni të parin, sistemi xDrive çaktivizohet dhe BMW M5 shndërrohet në “sportist” të vjetër.

BMW M5 i ri do të ketë premierën gjatë vitit 2017, në sallonin e veturave në Frankfurt, në shtator, ndërsa në sallonet e shitjes do të arrijë deri në fund të vitit.

 

Fjalët kyçe: BMW M5

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play iStunt 2
  • Play Bow Master
  • Play Zombie Big Trouble