BMW M5 e re vjen me mbi 600 kuaj-fuqi (Foto)

Kompania BMW ka prodhuar modelin e saj më të ri M5, i cili do të dal në shitje në vitin 2018.

Auto & Tek

23/05/2017 11:56

Me një motor 4.4-litërsh twin-turbo, kjo veturë arrin të prodhojë 608 kuaj-fuqi, shkruan lajmi.net.

Në këtë model, vozitësi ka mundësinë që me një prekje të zgjedh se a dëshiron që vetura të tërheqë me katër rrotat, me dy rrotat apo me të katër rrotat në versionin sport.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrin për 3.3 sekonda, ndërsa atë maksimale 250 km/h.

Çmimi për një veturë të tillë sillet rreth 100 mijë dollarë./Lajmi.net/

2018-bmw-m5-pre-production-drive-53-830x553 2018-bmw-m5-prototype-4wd-mode 2018-bmw-m5-prototype-front-three-quarter-in-motion 2018-bmw-m5-prototype-rear-end-in-motion-02