BMW M5 e re fotografohet gjatë testit (Foto)
BMW ka testuar modelin e saj më të ri M5 në Nurburgring të Gjermanisë.
Auto & Tek
Të pasionuarit pas makinave kanë arritur ta fotografojnë modelin e ri M5, i cili ishte i gjithi i mbuluar me material të kamufluar, transmeton Lajmi.net.
Megjithatë, zbulohet se BMW M5 do të ketë një motor 4.4-litërsh biturbo që prodhon më shumë se 600 kuaj-fuqi. Ndërsa shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrin për 3.6 sekonda.
Modeli më i ri BMW M5 do të prezantohet në muajin shtator në panairin e veturave në Frankfurt.
Çmimi i këtij modeli pritet të sillet diku rreth 70 deri 80 mijë dollarë./Lajmi.net/