BMW M4 i mahnitshëm në dizajn blu

Ky përpunim në dizajn tregon që e gjitha çfarë ju keni nevojë në veturën tuaj është një ngjyrë e mirë e jashtme dhe disa rrota mahnitëse.

Auto & Tek

13/12/2014 16:24

BMW M4 është me të vërtetë një model i mrekullueshëm i BMW. Një paketë përmirësuese e trupit të veturës ishte gjithçka që nevojitej për ta bërë edhe më të bukur.

Puna e mirë në këtë veturë shihet përmes këtyre fotografive që TAG Motorsports i ka bërë, transmeton Lajmi.net.

Vetura përveç ngjyrës së jashtme në trup ka marrë edhe një set të ri të rrotave HRE P101 të punuara në dizajn të akullt.

Të dyja këto kombinime e bëjnë veturën që të duket mjaft bukur, sa që të gjithë do ta kthejnë kokën për ta shikuar kur ajo kalon rrugës.