BMW kërcënon me mbyllje të fabrikës në Britaninë e Madhe

Prodhuesi gjerman i veturave BMW njoftoi se do të mbyllë fabrikën e saj “Minnie” në Oksford disa javë pasi britanikët të largohen nga BE.

Auto & Tek

18/09/2018 22:41

BMW kërcënon me këtë veprim në rast të “divorcit” pa marrëveshje.

“Si një organizatë përgjegjëse, ne kemi planifikuar të lëvizim datën e fillimit vjetor të remontit në fabrikën Minnie në Oksford më 1 prill, kur Britania e Madhe do të largohet nga BE, në mënyrë që të minimizojë shqetësimet e mundshme afatshkurtra të furnizimit të pjesëve rezervë në rastin e Brexit pa një marrëveshje”, thuhet në deklaratën e BMW-së, transmeton Reuters.

“Edhe pse ne konsiderojmë se ky skenar më i keq është një rezultat shumë i mundshëm, ne duhet të kemi një plan për të”, porositin nga kompania gjermane.

Ndryshe, Britania duhet të largohet nga BE më 29 mars 2019.