BMW-ja: 25 modele elektrike deri në 2025-ën – Lajmi.net
BMW-ja: 25 modele elektrike deri në 2025-ën
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 1:00, 11 September 2017
Pronari i kompanisë së automjeteve luksoze BMW paraqiti sot strategjinë e zhvillimit të sektorit elektrik, duke njoftuar prodhimin e 25 modeleve elektrike deri në vitin 2025, vetëm pak ditë larg Sallonit të Automjeteve në Frankfurt.

Prodhuesi gjerman, që është pak më para në këtë fushë se sa bashkëatdhetarët e tjerë, Volkswagen dhe Mercedes, kërkon që të jetë kampioni në automjetet luksoze elektrike dhe premton 12 modele krejtësisht elektrike dhe 13 modele hibride deri në vitin 2025.

“Këtë vit, ne do të shesim 100 000 automjete elektrike tek klientët tanë. Deri në fund të vitit, më shumë se 200 000 vetura elektrike dhe hibride të grupit BMW do të jenë në rrugë”, theksoi pronari Harald Kruger, gjatë një fjalimi në Mynih.

Në vitin 2013, prodhuesi bavarez paraqiti veturën e tij në seri të parë elektrike, modelin e vogël për qytet i3, por shitjet janë ende modeste.

Shumica e prodhueve të automjeteve janë duke u orientuar drejt teknologjive elektrike ndërkohë që nga Kina në Evropë, autoritetet publike shfaqin ambiciet e tyre ekologjike duke forcuar normat për mbrojtjen e ambientit./ATA/

Fjalët kyçe: BMW, Vetura, Vetura elektrike

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master