BMW i5 i ri me teknologji të paparë deri më tani

Modeli i ardhshëm ‘i’ i BMW, i quajtur BMW i5 i cili do të arrij në vitin 2021 ndërsa do të ketë teknologji autonome të papara deri më tani

Auto & Tek

17/02/2017 16:07

Ky model pritet të rivalizojë atë të Teslas, Model 3, ndërsa do të qëndrojë në mes të modeleve të Serisë 3 dhe Serisë 5 të BMW.

Anëtari i bordit të BMW në një intervistë për AutoExpress ka thënë: Me daljen e dizajnit final, ju mund të shihni se do të jetë veturë më e madhe e jo e vogël ashtu siç janë të tjerat elektrike, dhe mund të shihet se do të ketë gjeneratën e ardhshme të baterive.

“Me prodhimin e produkteve ‘i’ ne kemi krijuar ikona të reja, kështu që ne jemi duke i shtyrë ato përpara”.

“Ne do të shohim atë se çfarë besojmë se do të jetë vetura e parë me aftësi të plota autonome”, ka shtuar Robertson.

BMW tani për tani ka gamën më të madhe të veturave me plug-in hibrid në dispozicion.

Prodhuesi gjerman i veturave tashmë ka shitur mbi 100 mijë vetura elektrike në të gjithë botën, ndërsa ka për synim shitjen edhe të 100 mijë veturave të tjera gjatë vitit 2017.