Bluza që monitoron frymëmarrjen

Gjithnjë e më shumë afrohet momenti ku veshjet do të jenë ‘inteligjente’ dhe do të kontrollojnë shëndetin e atij që i vesh.

Auto & Tek

22/05/2017 23:05

Studiuesit e Universitetit Laval në Kebek të Kanadasë, kanë realizuar një bluzë që kontrollon frymëmarrjen në kohë reale, pa kabllo apo sensorë të ngjitur në trup, por falë fibrave optike të qepura nga brenda.

Detajet e kësaj teknologjie të re, të publikuar në revistën shkencore Sensors, i hapin rrugën veshjeve që mund të mbajën në kontroll shqetësimet e frymëmarrjes, astmës, gërhitjes dhe sëmundjeve të tjera të mushkrive.

Sekreti i kësaj bluze inteligjente është në një anten fibrash optike e qepur në copë, që nga brenda ka një veshje të hollë argjëndi dhe nga jashtë një material që e mbron nga kushtet e jashtme.

“Antena ka një funksion të dyfishtë, sepse kontrollon frymëmarrjen dhe transmeton të dhëna në një smartphone apo kompjuter”, thonë studiuesit e drejtuar nga Younes Messaddeq.

Kur personi merr frymë, fibrat optike janë në gjendje të perceptojnë rritjen e perimetrit të gjoksit, dhe vëllimin e ajrit në mushkëri. Këto ndryshime shkaktojnë luhatje në antenë, të mjaftueshme për të monitoruar frymëmarrjen pa qënë në kontakt me lëkurën. Grupi ka testuar gjithashtu rezistëncën e T-shirt, duke iu nënshtruar 20 larjeve. Fibrat optike i kanë rezituar ujit dhe detergjentit dhe ishin ende në funksion perfekt. /Lajmi.net/