Bluza e ‘mençur’ që do të arrijë të diagnostikojë sëmundjet

Kompania teknologjike Samsung po vazhdon të sjellë pajisje të reja në treg, që po befasojnë të gjithë për shkak të sofistikimit teknologjik.

Auto & Tek

03/02/2019 20:56

Sipas spekulimeve të fundit, Samsung është duke punuar në një bluzë që do të jetë me sensora, të cilët do të ndihmojnë në diagnostikimin e sëmundjeve nëpërmjet një aplikacioni në smartfon, transmeton lajmi.net.

Gjiganti korean pretendon se sëmundjet e frymëmarrjes mund të diagnostikohen nëpërmjet kësaj bluze, data e së cilës nuk është bërë e ditur se kur do të dalë në treg.

Përveç që do të zbuloj sëmundjen, ajo do të u jap këshilla rreth saj. /Lajmi.net/