Bluetooth merr një përmirësim të madh

Bluetooth është duke e bërë një përmirësim të madh. Organizata në krye të sistemit sapo ka lansuar Bluetooth 4.2, që sjellë më shumë karakteristika: lidhje më të shpejtë, më shumë vegla të privatësisë dhe lidhje më të mirë të internetit.

Auto & Tek

03/12/2014 16:32

Bluetooth është i pranishëm pothuajse në çdo pajisje që lidhet me valë. Kjo prani ka qenë herë pas here një dobësi, megjithatë, një mënyrë e fshehtë për të hyrë në celularë ose pajisje të tjera nëpërmjet lidhjes së Bluetooth është shumë i njohur në komunitetin e sigurisë.

Bluetooth 4.2 premton që nuk do të ketë hapsirë për hyrje të fshehtë në celularë përmes Bluetooth, duke e bërë më të vështirë këtë, transmeton Lajmi.net.

Në të njëjtën kohë, ky përmirësim ka përmirësuar lidhjet me Bluetooth të pajisjeve të mençura dhe gjurmuesve të fitnesit. Siaps Bluetooth 4.2, transferimi i të dhënave do të jetë deri në 3 herë më i shpejtë se më parë, duke lënë të kuptohet se pajisjet do të lidhen më mirë në mes vete dhe shpenzimi i baterisë kur Bluetooth të jetë i ndezur do të jetë më i vogël.

Më në fund, ky përmirësim shton edhe një mbështetje për protokollin më të ri IPv6, që do të thotë se pajisjet me Bluetooth 4.2 do të kenë një mënyrë më të lehtë për tu lidhur direkt në internet – në mënyrë specifike, sistemin “Internet Protocol Support Profile” (IPSP) përmes IPv6/6LoWPAN.

Ky është një lajm shumë i mirë për pajisjet me sensorë të mençur, përderisa ky përmirësim do t’i lejojë përdoruesit që të kenë qasje dhe të menaxhojnë ato nga Interneti, transmeton Lajmi.net.

Nuk duhet të prisni shumë që të kënaqeni me të mirat e Bluetooth 4.1. Pajisjet me Bluetooth 4.1 duhet që të përditësohen për ta marrë versionin 4.2 kur përditësimi të bëhet i gatshëm për tu shkarkuar pas një muaji.