“Bloodlands”, filmi i parë horror shqiptar, pas Skocisë në Portugali – Lajmi.net
“Bloodlands”, filmi i parë horror shqiptar, pas Skocisë në Portugali
Autori: Lajmi.net Kulturë/Arte 13:07, 6 March 2017
“Bloodlands” i pari film horror shqiptar është shfaqur premierë në “Frightfilm”, një festival dedikuar filmave të frikshëm, raporton ATSH. Ky film i është xhiruar në Shqipëri në tetor të vitit 2014 nga produksioni australian “Kastlefilms”.

“Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj.

Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, e urryer dhe e dëbuar kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar.

Aktorja Suela Bako luan rolin e nënës në një familje ku zhvillohen ngjarjet kryesore te filmit, ku një familjeje i duhet të përballet me mallkimet e një shtrige.

Ngjarja zhvillohet në Tiranë, ku familjet moderne tipike shqiptare bien pre e sulmit të vampirëve të udhëhequr nga shtriga, në rolin e së cilës paraqitet aktorja nga Kosova, Ilire Vinca.

Kasa e aktorëve është e gjitha shqiptare dhe i gjithë filmi shfaqet në gjuhën shqipe. Aktorët e tjerë që luajën në këtë film janë Gëzim Rudi, Suela Baco, Emiljano Palali dhe Alesia Xhemalaj.

“Frightfest” ku prezantohet ky film është festivali më i madh i horrorit në Britaninë e Madhe dhe për më shumë se një dekadë bashkëpunon me festivalin në Glasgow ku prezanton filmat më të mirë të zhanrit horror nga mbarë bota.

Pas premierës në Angli, filmi “Bloodlands” do të udhëtojë në festivalin portugez “Fantasporto”, ndërsa për publikun shqiptar pritet të shfaqet rreth muajit qershor.

Fjalët kyçe: Bloodlands

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bow Master Japan
  • Play Stealth Sniper