Blomeyer: Mitrovica mund të zgjidhet vetëm me dialog

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Peter Blomeyer tha se \"ndoshta do të mund të thuhet se lulet dhe bimët halore janë më të bukura se barrikada e shëmtuar\", duke shtuar se duhet të flitet për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët. 

Lajme

23/06/2014 22:38

Sipas Blomeyerit, ngjarjet e fundit në Mitrovicë na japin shkas për brengosje.

\”Ne e kemi parë që ka pasur një demonstratë, e cila ka eskaluar. Demonstrata është e drejtë themelore dhe është plotësisht në rregull që njerëzit të dalin në rrugë dhe t’i deklarojnë haptazi pikëpamjet e tyre. Mirëpo, ajo që nuk duhet të ndodhë është çfarëdo forme e dhunës. Për këtë arsye unë mund vetëm të bëj thirrje tek të gjithë për përmbajtje. Çështja se çfarë do të ndodhë me urën duhet të sqarohej në mes të dy palëve dhe do të duhej pritur se çfarë do të ndodhë.

Vënia e çfarëdo lloj ultimatumi, apo zhvillimi i akteve të dhunës do të ishte plotësisht e gabueshme. Mendoj gjithashtu se nuk do të ishte mirë që policia, EULEX-i, apo KFOR-i të viheshin në situatë të vështirë që kur t’iu duhet ta zgjidhnin me dhunë. Për këtë arsye unë bëj thirrje për maturi\”, tha ai.

Në pyetjen mos serbët kanë provokuar me zëvendësimin e barrikadës me vazo lulesh, apo „parkun e paqes“, Blomeyer tha që ndoshta do të mund të thuhej se është më bukur të ketë lule dhe bimë halore aty, në vend të një barrikade të shëmtuar, por ajo çfarë ka munguar gjithsesi është komunikimi me njëri-tjetrin.

\”Tani asgjë e rëndë nuk ka ndodhur. Ndonëse kemi disa halorë të vendosur mbi urë, nga ato nuk fundoset bota. Mendoj se tani duhet të flitet mes vete dhe së bashku të gjindet një zgjidhje për shfrytëzimin e kësaj ure\”, tha ambasadori gjerman.

\”Mendoj se të gjitha palët duhet t; kontribojnë që situata të qetësohet dhe të mos eskalojë. Nuk duhet hedhur vaj zjarrit dhe kjo vlen si për popullatën ashtu edhe për politikanët. Fjalimet e zjarrta nuk na shpijnë askund. Ajo, çfarë na ndihmon është dialogu mes palëve\”.

n; pzetjen se si e sheh të ardhmen e qytetit të ndarë, Blomeyer tha se mendon që Mitrovica ka mundësi të mirë për t’u zhvilluar pozitivisht.

\”Ka mjaft potencial atje. Tani kemi edhe një situatë të re që ka filluar nëpërmjet dialogut dhe ka po ashtu edhe një gatishmëri të madhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar. Ky është një shans i madh për zhvillim për të gjithë qytetin dhe për këtë arsye është e nevojshme që të dyja palët të kuptojnë rëndësinë e gjërave të përbashkëta dhe të mos lëshohen sërish në konfrontime të pafrytshme për çështje për të cilat nuk ia vlen, siç është për shembull çështja e urës. Atë duhet zgjidhur si të rritur, nëpërmjet një dialogu. Duhet të arrihet pajtim dhe nuk do të duhej të këmbëngulet në një pozicion të caktuar. Mandej mendoj se do të ketë përparim edhe në Mitrovicë“, tha në fund të intervistës ambasadori gjerman në Kosovë. (RTK)