Vetmia në hijen e errët

11

Ditë e ftohtë me shi , diku edhe me fluska bore.
– Shiu ec  verdallë rrugëve te këtij vendi  te shkretë.  Askush nuk lëviz. Të vije nje dyshim se të gjithë kanë ikur dhe askush nuk është këtu.Perballë kësaj dritarje në vështrim ndaj jashtë është nje shpirt i lodhur , i egër , dhe po ashtu i vetmuar , i cili i vetmi gjë që ka është shiu dhe cdo pike qe bie e ndjen thellë ne shpirtin e tij.
Pas pak kohe dal për të marrë ajer dhe bora filloi te mbulonte token e po ashtu edhe kokën time te errët.Shikoj lart , zogjët ende po sillen nëpër qiellin e bardhë dhe filloi te më dukej se vetmia ime po zhdukej sepse nuk isha vetëm pasi pashë ata. Pak nga pak bora më mbuloi të tërin e fytyra ime po qeshej por nuk i besova vetes dhe mendimeve të mia se vetmia po zhdukej.
– Hyj brenda dhe sërish gjendja shpirtërore e njejte.Qdo gjë e errët , e vyshkur  e bashk me të edhe mendimet e mia të errëta. Prap ne vështrim ndaj dritares dhe zogjët iken dhe u binda se ajo para pak minutash ishte vetëm nje ngushëllim qe vinte me fluska bore duke sjellur pakëz gezim.Por  iku sapo edhe un hyra në vendin tim te vetmuar. Ngado qe endem neper dhoma sërish me ndjek hija ime e zezë  e cila po të mos ishte drita nga dritarja jashtë , as ajo s’do të dukej.
Marr ditarin tim te shkruaj për historine e ditës se sotme , por qfare te shkruaj ?!
– A kam unë ndonje gjë te bukur qe te shkruaj ne ditarin tim të jetes ?! –
– Jo , prap se prap qdoherë pergjigjja ime ndaj vetes është JO.
Përveq lotëve te mi te cilet derdhen ne qdo faqe te ditarit dhe qe mbeten histori në të.
Ditari mbet i hapur , stilolapsi mbi të e lotet filluan te treteshin mbi ditar. E shpirtin e lodhur e zuri gjumi  per disa orë , ndoshta u bë edhe një dite qe ai nuk ishte zgjuar ende.Ne endrrat e tij shihte një bote tjeter , me njerëz te rrethuar , me diell e plot zogjë ne qiell e bashk me të edhe gjendja shpirtërore e tij ishte e mire.
– Pas pak minutash e kaploi nje ankth dhe filloi të jepte shpirt  e aty nuk ishte askush perpos ditarit me historinë e tij , e stilolapsi ra në tokë nga hidhërimi qe s’kishte për ke te shkruante më , hija e tij u zhduk , e jashte filloi te ngrohet moti , por kot .  – Shpirti i tij i vetmuar la shtepinë e tij të  rrënuar bashk me të gjitha kujtimet e lotët e trishtuar për të filluar një jetë ne boten tjeter pa kthim dhe me shpresen qe atje do të jetë më mirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *