Si?

Përshëndetje miq dhe mirë se vini në Blogun e mundësuar në lajmi.net.

Këtu do të ju tregojmë të gjithë procedurën e postimit të një artikulli në blogun tonë – nga regjistrimi, e deri tek postimi i fundit.

Për t’u regjistruar, klikoni në butonin “Regjistrohu”.

Pasi të jeni vendosur në faqen e regjistrimit, do ju paraqitet një fushë e re. Në kutinë “Username” shkruani emrin që doni të shfaqet në publik, në fushën email shkruani emailin tuaj (do të pranoni një email për konfirmim andaj jeni të lutur që të vendosni email real), në fushën password shkruani fjalëkalimin që doni të ketë përdoruesi juaj, kurse në fushën confirm password përsërni fjalëkalimin.

Pasi të klikoni butonin register, mund të ju kërkohet që të konfirmoni regjistrimin tuaj në email. Shikoni për një email të pranuar nga blogu. Nëse nuk e keni në inbox, shikoni në folders tjerë, (Junk, Spam), pasi që mund të jetë aty.

Fusha e kyçjes do të ju shfaqet pas regjistrimit të suksesshëm. Vendosni përdoruesin dhe fjalëkalimin që e keni përdorur për regjistrim dhe klikoni “Log In”.

Pas kyçjes ju shfaqet lista juaj e artikujve. Sigurisht, ajo do të jetë e zbrazët pasi që ju sapo jeni regjistruar. Klikoni “Shto Artikull” për ta postuar artikullin tuaj të parë.

Pasi të keni klikuar Shto Artikull, ju shfaqet dritarja e shtimit të artikullit dhe procedura është shumë e thjeshtë, ngjason me krijimin e një shkrimi në Microsoft Word.

Fotoja më lartë është fotografia e kornizës ku ju mund të shkruani shkrimin tuaj. Tek titulli, vendosni titullin e shkrimit, tek përshkrimi shkruani tekstin e shkrimit, tek kategoritë zgjedhni në cilën kategori do të vendosni shkrimin tuaj, tek “tags” zgjedhni fjalët kyçe, kurse tek fotografia kryesore zgjedhni fotografinë që doni të vendosni si primare në lajmin tuaj.

  – Ky opsion është për fotografinë kryesore, ajo që do të shfaqet e para në artikull dhe në rrjetet sociale kur ta shpërndani tekstin;

 – Përdoreni këtë opsion për të vendosur fotografi, video, dokument apo audio brenda tekstit.

Opsioni i parë (shkronja B) është për ta bërë tekstin Bold, pra për ta theksuar, opsioni I është për ta pjerrtëzuar tekstin, opsioni ABC me vijë në mes është për ta bërë tekstin me vijë në mes, opsioni i radhës është për ta listuar një pjesë të shkrimit në listë, pastaj opsioni tjetër me numrat 1 2 3 është për t’i listuar (radhitur)një pjesë të shkrimit me numra, opsioni ku duket një apostrofë, është për ta shfaqur një pjesë të tekstit si citim (zakonisht përdoret për pjesët kryesore të tekstit), vija përdoret për ta ndarë një pjesë të tekstit, si më poshtë


pas vijës, janë 3 radhitje të tekstit që mund t’i bëni – majtas, në mes dhe djathtas, pastaj është opsioni për të vendosur link (lidhje në ndonjë webfaqe tjetër) në ndonjë pjesë të tekstit, pas tij vjen opsioni për ta larguar linkun dhe, i fundit me radhë, është opsioni fullscreen, ku ju mund ta hapni dritaren e krijimit të shkrimit në ekran të plotë.

Pasi të keni rregulluar shkrimin sipas dëshirës suaj, klikoni opsionin “shto artikull”, ku pasi ta klikoni këtë opsion, do ju shfaqet mesazhi më poshtë.

Përgëzime! Ju keni shtuar artikullin. Tani ka mbetur që lajmi.net ta konfirmojë se artikulli që ju keni bërë nuk ka përmbajtje të palejushme (pornografi, spam, reklamë e të ngjashme) dhe pas kësaj, ai do të aprovohet. Pas aprovimit, ju mund ta shpërndani artikullin tuaj me miqtë!

Për çdo paqartësi, vërejtje, sygjerim, kritikë, ide apo të ngjashme, mos hezitoni të na kontaktoni në info@lajmi.net