
Zhvillimi fizik dhe psikologjik i njeriut kalon nëpër disa faza nga lindja deri në vdekjen e tij.
Dy javët e para të jetës quhen periudha neonatale. Kjo periudhë shënon kalimin nga mitra në jetën e pavarur.
Fizikisht i posalinduri është i dobët dhe i varur nga të rriturit . Nuk mund ta ngrejë kokën ose të rrotullohet vetë. Megjithatë i posalinduri ka një repertor të disa sjelljeve refleksive të dobishme . Për shembull, nëse i posalinduri preket në njërën anë të gojës, ai e kthen kokën nga stimuli dhe fillon të kërkojë dhe të thithë derisa të gjejë diçka dhe ta futë në gojë. Ky refleks i rrënjosur i mundëson atij të futë në gojë gjirin e nënës dhe të ushqehet.
Aftësitë ndjesore të të posalindurit janë të zhvilluara mirë .Të dëgjuarit e tyre është i mirë dhe ata reagojnë në mënyrë të ndryshme ndaj erërave dhe shijeve të ndyshme . Ata mund të shikojnë mirë deri në përafërsisht 30 cm, por bota përtej kësaj largësie me siguri që është e mjegullt për ta .
Të posalindurit reagojnë ndaj fytyrave që shohin ndryshe nga objektet e tjera , gjë që tregon se ata dallojnë se këto objekte janë të një kategorie tjetër në krahasim me objektet e tjera .
Emocionet e të posalindurit janë të shpërndara, ndërkohë që gjumi në këtë periudhë i merr atij përafërsisht 16 orë në ditë.
Në fillim , i posalinduri është pasiv në atë që mund të quhet sjellje sociale , por më pas ai bëhet një partner aktiv në ndërveprimet sociale .
SQARIM!
Shkrimet në blogun e lajmi.net janë shkrime të përdoruesve të ndryshëm, të mundësuara nga lajmi.net. Shkrimet që i lexoni në blog nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë së lajmi.net. Nëse një shkrim mendoni se ka përmbajtje që është e papërshtatshme në çfarëdoformë, klikoni butonin raporto apo na shkruani në info@lajmi.net.