Si bëhet përgatitja e mishit për gatim?

Prerja anatomike e mishit bëhet sipas recetës, varësisht se çka do të përgatisim. Mund të prehet në file , në kotolet , në fijje të gjata , i grirë ,etj.

Gjithmonë preferohet në trungje druri apo vende tjera të përshtatshme pë prerjen e mishit si dërrasa të vogla për prerje , tashmë edhe plastika ka përdorim të gjërë mirëpo dërrasa prej plastike shumë lehtë prehet me thikë dhe si pasoj mund të lëshoj grimca plastike në mish .

Gjithmonë para përgatitjes copat e mishit qoftë file apo pjesë e madhe duhet larë me ujë të ftohtë para përgatitjes.

Larja,peshimi

Pas larjes , duhet të peshohet mishi në mënyrë që të bëhet një përllogaritje ekonomike se për sa persona duhet të servohet . Për një person shërbehet 250 gram mish të trash , duke marë parasysh që gjatë skuqjes apo pjekjes deri 75% të lëngjeve  dhe materieve ushqyese i humb , vetë gjatë zierjes mishi nuk i humb as lëngjet as materiet ushqyese sepse mbyllja me kapak e tenxherës krijon avullin dhe avulli kthehet në pika të ujit dhe kështu zihet mishi në mënyrë të shëndetshme .

923336_637519692941090_2023776863_n

Marinimi 

Me fjalën marinim kuptojmë kalimin e melmesave të ndryshme nëpër mish e cila ka rëndsi të veçantë pasi që i japin një shije shumë të mirë . Tek mishi i kuq i trashë duhet marinuar 3 orë para përgatitjes për arsye se mishi përmbanë fibra dhe fijet e mishit të ngjeshura , mishi pas marinimit duhet mbyllur në një kuti plastike e cila duhet të pushoj dhe me kalimin e kohës së caktuar i lëshon lëngjet e veta ku edhe ai lëng përdoret në mish apo salca dhe supa. Pas përgatitje së mishit për gatim , pastrohen mjetet e përdorura dhe vendi i punës me mjete pastruese . Në fund duhet të dezinfektohet vendi .

 

SQARIM!

Shkrimet në blogun e lajmi.net janë shkrime të përdoruesve të ndryshëm, të mundësuara nga lajmi.net. Shkrimet që i lexoni në blog nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë së lajmi.net. Nëse një shkrim mendoni se ka përmbajtje që është e papërshtatshme në çfarëdoformë, klikoni butonin raporto apo na shkruani në info@lajmi.net.

Raporto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *