Pse?

Ju si blogger në plaftormën e lajmi.net, do t’i bashkoheni një komuniteti të tërë që shkruan mendime, opinione, analiza, shkrime, vështrime e të ngjashme çdo ditë.

Nëse shkrimet tuaja arrijnë të prekin masën, ato do të shfaqen, veç tjerash, gjithandej në lajmi.net – në faqen tonë në Facebook, që është ndër më aktivet nga faqet shqiptare, në vet portalin tonë, që çdo muaj numëron dhjetëra-miliona shfletime dhe që sipas platformës së vetme për renditjen e webfaqeve, Alexa, është në mesin e top 5 portaleve më të lexuara shqiptare.

Pra, shkrimi juaj do të promovohet tek një masë e gjërë, gjë e cila mund të ju bëjë të njohur në fushën që i takoni.

Mes tjerash, ju mund edhe të nxjerrni në pah talentin tuaj, duke tërhequr kështu vëmendjen e kompanive që janë në kërkim të talentëve dhe ekspertëve në fusha të ndryshme. Ndër to, çdo autor e çdo shkrim do të monitorohet edhe nga lajmi.net, ku mund të fitoni një mundësi pune edhe tek ne!

Andaj, çfarë prisni? Shkruani blogun tuaj të parë TANI!

Për çdo paqartësi, vërejtje, sygjerim, kritikë, ide apo të ngjashme, mos hezitoni të na kontaktoni në [email protected]