Prokurori e gjyqësi, “faleminderit” për drejtësi selektive

1

Datën 28 nëntor, të gjithë e mbajmë mend terrorizimin e qytetit. I mbajmë mend bllokimin e rrugëve, zvaritjen e qytetarëve dhe arrestimin e Albinit. Ishte arrestimi I cili e vulosi se jemi shtet policor dhe diktatorial. Në po këtë datë, u vulos poashtu se në shërbim të kujtë është policia, prokuroria e gjyqësia. Në shtetin tonë, fatkeqësisht, njeriu I drjetë dhe parimorë shtypet e i “keqi” lartësohet.Na kujtohet po ashtu, arrestimi i Albinit në 2010, pikërisht në datën kur VV-ja paralajmroi se, do të marrë pjesë në zgjedhje. Pse atëhere nuk u përdor njesiti antiterror? Ndoshta atëhere, nuk u pengua integrimi i Sërbisë në Kosovë, sepse vetëm ishin integruar në polici e me organizata kriminale. Pse ky njesit i cili arrestoi përpos Albinit edhe mbi 100 aktivista, nuk u përdor në arrestimin e atyre që vranë Enver Zymberin? Tek e fundit, pse ky njesit nuk intervenon në Veri per t’i mbrojtur Shqiptarët? Tash së fundi, nga prokuroria e cila bënë drejtësi selective, Albinit i’u dhanë edhe 2 muaj të tjerë. Unë personalisht, ndonëse nuk jam jurist, nuk pajtohem për veprat të cilat e rënojnë. Ishte vepra, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Një sqarim duhet të jepët për këtëm, ky shkaktim vie kur dikujt, I rrezikohet jeta drejtpërdrjetë.  Gazi lotsjellës, nuk është vdekjeprurës. Ajo përdoret për t’i  shperndarë turmat dhe ka si efekt vetëm lotimin e syve.  E dyta ishte posedim i armës pa leje. Një bombol e gazit lotësjellës, nuk është armë por monicion. Monicioni dhe arma janë shumë ndryshe. Në mos gabofsha, ishte edhe vepra sulm ndaj personit zyrtarë. Hudhja me vezë nuk është sulm, është formë protestuese. Mbajtja e Albinit në burg, nuk e qetëson situatën por përkundrazi do ta përshkallëzoj atë. Do të përshkallëzohet pershkak se, nuk mund të jetë një deputet i cili nuk keqpërdori asgje ne burg, e Isa me 70 dosje në prokurori të jetë në liri. Nuk mund të mbahet Albini ne burg, e kriminelët për shpërdorim të detyrës në liri. Si mund të qëndron Albini në burg kurse Xhabir Zharku, me fletëarrest në arrati? Ky i fundit, pra Xhabiri, nuk I përfill organet ndjekëse dhe ik jasht shtetit? Pse asnjëhere policia nuk arrestoi asnjë politikan të korruptuar por arreston deputetët të cilët e mbajnë betimin e tyre? Albini duhet të jetë në liri, aty ku e ka vendin. Vendi Albinit është aty ku janë qytetarët. Ai duhet të jetë zëri i qytetarëve qoft në Kuvend, qoftë në diskutime. Ai është zëri I qytetarëve sepse problemet e qytetarëve janë edhe të tijat. Ai nuk shpenzon në darka luksoze, udhëtime jashtëvendit me para të popullit. Ai përfundimisht duhet të jetë jashta burgut, për ta ushtruar detyrën e deputetit. Nëse policia,gjyqësia e prokuroria punojnë në shërbim të popullit, duhet ta dijnë se, arrestuan zërin e qytetarëve. Arrestuat dhe dënuat njeriun të cilin të rinjtë e Kosovës e duan. Merrini ato njesi elitare, veproni në Veri të Mitrovicës, atje ke kriminela qe vranë e dogjën shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *