Presidentes Jahjaga iu është lodhur koka dhe sytë pas fjalimit të djeshëm (FOTO)

atifete_jahjaga_mesazhi_953779

Presidentja e Republikës se Kosovës, Atifete Jahjaga në fjalimin e saj të djeshëm vjetor adresuar deputetëve të Kuvendit të Republikës se Kosovës, përplasjeve mes pozitës dhe opozitës që ndodhën për 3 muaj rresht në Kuvend iu drejtua më ashpërsi. E para e shtetit në fjalimin e saj preku fusha të ndryshme por ishte një gjë që nuk kaloi pa u vërejtur.

Presidentja e cila njihet për ooop-sat e saj gjatë intervistave e fjalimeve të ndryshme, në fjalimin dhe seancën e fundit të mandatit të saj kishte urdhëruar stafin e vet teknik për diçka me ndryshe se herave të tjera.

Për dallim nga herat e kaluara ku Presidentja përpara vetës mbante një skript me materialin e përgatitur që kishte për të shpalosur përpara auditoriumit, këtë herë ishte një skenar ndryshe.

Pak para se deputet të zinin vendet e tyre dhe Presidentja të arrinte për të mbajtur fjalimin e saj vjetor, gjithçka ishte gati dhe po bëheshin provat finale të testimit të dy pajisjeve elektronike, përpara foltores se Kuvendit.

Ata që nuk ishin prezent në sallën plenare të Kuvendit dhe që nuk po shihnin asgjë me shumë në ekran përveç portretit të Presidentes, ishin të habitur me fjalimin e Presidentes Jahjaga që në fillim u mendua se ishte i tëri i menduar aty për aty pa pasur ndonjë përgatitje speciale ose ishte i tëri një fjalim i mësuar përmendsh. Por gjithçka u kuptua shumë shpejt gjatë kohës kur ajo po fliste duke lëvizur sytë sa në njërën anë sa në tjetrën.

Dy promter, njëri i vendosur në të djathtë e tjetri në të majtë ishin vendosur pranë foltores ku Presidentja do t`i drejtohej të zgjedhurve të popullit. Kjo pajisje (Promter) mundëson që teksti të paraqitet në mënyrë elektronike.

Këto dy pajisje bën që Presidentja të lëviz kokën sa në të djathtë e sa në të majtë, që në anën tjetër ia kufizoi shikimin drejt, Presidentes Jahjaga.

Ky ishte njëherit edhe fjalimi i saj i fundit drejtuar deputetëve sepse Presidentja Jahjaga nuk e ka synim që të kandidojë përseri për postin që aktualisht e mban.

FOTO:

3

1

2

Fjalë kyçe:

SQARIM!

Shkrimet në blogun e lajmi.net janë shkrime të përdoruesve të ndryshëm, të mundësuara nga lajmi.net. Shkrimet që i lexoni në blog nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë së lajmi.net. Nëse një shkrim mendoni se ka përmbajtje që është e papërshtatshme në çfarëdoformë, klikoni butonin raporto apo na shkruani në info@lajmi.net.

Raporto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *