Manifesti demokratik, në një shtet me demokraturë

12011414_507473066084864_1735841484_o

Po filloj duke  elaboruar mbi qështjen e shtetit me demokrature. Si concept bazë, ka një shtet me dy sisteme. Njëra është “Demokraci” e tjetra është “Diktaturë”.  Pra shteti demokrat është në funksion të atyre që mendojnë njësoj si pushteti, kurse dictatorial nëse I kundërshton. Në Kosovë të gjithë e dijmë se kush është Isa Mustafa dhe si erdhi në pushtet. Më 25 gusht të këtij viti, ky I fundit nënshkruajti kapitullimin e sovranitetit të shtetit. Nga frika e hapjës së dosjeve për krime urbanistike, IM vendosi që t’i nënshtrohet BE-se duke tentuar ta ndaj Kosovën në baza etnike. Po ashtu, në po këtë datë u nënshkruajt edhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi. Për ata që e perkrahën, para tyre u vendos shteti demokratik. Kurse para meje që e kundërshtova, u rradhitën forcat special të policisë duke më goditur. Pra për kundërshtarët vendoset diktaturë. Këto ditë, në shumë portale e lajme, çdo ditë ndëgjonim për arrestime të protestuesve, thyerje të banesave të deputetëve të opozitës. Një natë na rra të degjonim edhe për arrestimin e një deputeti, pa fletarrest. Për që ishtë arrestim politik, e vendosi edhe prokuroria kur tha se nuk kishte fletarrest për atë deputet. Më vonë morëm vesh se një deputete, Donika e AAK-së, u arrestua nga policia në shtëpinë e saj. Deputetës, së bashku me disa protestues i’u caktuan 30 ditë paraburgim. Për përdorimin e policise në suaza politike, IM së bashku me ministrin Hyseni, e lavduan shumë punën e policisë. Pra, i lavdëruan për dhunën e përdorur në qytetarë. Vërehet qartë se IM nuk e di çka ndodh në shtetin e tij. Tash se fundi, erdhi në Kosovë I dyshuari per krime të luftës në Kosove. Gjeneral i ushtrisë së Sërbisë. Ky I fundit, vie këtu, nënshkruan për vijën ajrore të Kosovës dhe shkon në Sërbi. Për këtë kryeministri ynë nuk e din. Si mund të jetë kryemnistër dikush, që nuk e din çka bëhet në “shtëpinë” e tij? Kësi kryeministri nuk na vyen. Një ditë pas protestes, ministri I punëve të brendshme, në një konferencë tha se Kosova nuk është cak i sulmeve terroriste. Pasi doli lajmi se opozita po punon për një manifestim në kundërshtim të marrëveshjeve të fundit, doli një lajm zyrtarë duke i’u bërë apet qytetarëve të shmangen nga tubimet publike. Këtë e thanë me mendimin se vendosshmërinë e popullit mund ta frikësojne, por dorën në zemër as qe e arritën këtë. Data 28 nëntorë, do të ishte datë historike për popullin tone. Në atë ditë zëri I qytetarit ishte zë I fuqishëm kundër marrevshjeve të fundit me Sërbinë. Ishte po ai zë , siç ishin kundër Jabllanoviçit. Para manifestimit  paqesorë, në binë doli ai të cilin e kishin kërkuar shumë qytetarë. Doli Albin Kurti i cili përcielli dy mesazhe. Atë të kundërshtimit të marrëveshjeve dhe mosfrikën nga Policia politike. Pas fjalimit të tij, shkoi në zyrën e LVV-së. Pas pak çastesh, aty do të fillonte tmerri i asaj dite. U rradhitën me dhjetra polic të njesisë special, nga e gjith Kosova. Pra u pa një gadishmëri për arrestimin e deputetit. Pasi filloi ndjekja e aktivistëve deri në zyrë, aty i’u bë vendi FIT-it. FIT-I është njesi elitare e policisë së Kosovës, ku kjo njësi policore ndërhyn në rastet me rrezikshmëri të lartë. Fillimisht u thye dera e hyrjes, për të vazhduar me drejtimin e tytave në drejtim të aktivistëve. Ngaqë ishin me maska, aty vendosën që të përdorin dhunë të shfrenuar. U thyen shumë dyer të zyrave të këtij subjekti, u bastis edhe pa urdhër paraprak. Aq personalisht mund ta kenë marrë arrestimin e Albinit, sa që edhe kush e kap i pari do ishin shtyer. Pra, në Kosovë përfundimisht nuk jemi shtet demokratik por shtet me demokraturë, për të mos thënë diktatorial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *