Kush është Agim Metbala ?

1234012_482717868491822_1996160957_n

Agim Metbala u lind më 1953 në Rahovec. Shkollën fillore dhe atë të mesme- gjimnazin, drejtimin e pëgjithshëm, i kreu në vendlindje, studioi dhe u diplomua pranë Fakultetit Juridik në Universitetin e Kosovës, më 1976. Aty i vazhdoi edhe studimet pasuniversitare.
Agim Metbala, ka kryer disa detyra në nivel të komunës, kurse tash e kryen detyrën gjyqtarit, në Gjykatën Komunale të Rahovecit.
Me shkrime, ka filluar të merret qysh kur ishte nxënës i klasës së katërt të shkollës fillore dhe tash e 34 vjet më parë, bashkëpuoi me shumicën e revistave letrare dhe gazetave ditore, që botohen në gjuhën shqipe, në të gjitha trojet shqiptare.
Krahas shkrimeve për fëmijë, ai shkruan edhe poezi për të rritur dhe merret me enigmatikë. Gjithashtu, Agimi merret me perkushtim mbledhe edhe materiale nga lemia folklorike.
Agim Metbala ka merita të mëdha në zhvillimin dhe përhapjen e letërsisë për fëmijë dhe të enigmatikës në komunën e Rahovecit. Ai është iniciator për themelimin e Shoqatës së Enigmatëve “Labirinti” në Rahovec, e cila është themeluar më 1985 (e dyta në Kosovë), ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të parë të kësaj Shoqate. Ka marrë pjesë dy herë në garat Federative të enigmatëve në ish-Jugosllavi, dhe ate në Lipik (Kroaci) dhe Sarejëvë (Bosnjë), por edhe në shumicën e takimeve dhe garat e enigmatëve të Kosovës.
Me iniciativën e tij, menjëherë pas themelimit të Shoqatës, ka filluar të botohet revista letrare për fëmijë “Filizat”, të cilën e ka udhëhequr, e udhëheq dhe e financon edhe sot.
Për nder të 10-vjetorit të veprimit të Shoqatës, me mjete të veta dhe me punime të përzgjedhura për fëmijë, me disa kolegë, ka botuar përmbledhjen “Si duket babi im” e për nderë të 20-vjetorit të veprimit të Shoqatës, përsëri me disa koautorë, ka botuar përmbledhjen me vjersha e tregime “Pranvera në shkurt”. Poashtu, boton edhe revistën letrare për të rritur (formë libri), me autorë rahovecianë, “Jehonë Anadrinie”.
267489_106432962786983_3903399_n

Veprat:

– Koautor i përmbledhjes me vjersha e tregime “Si duket babai im”,
– Përmbledhje me rrëfenjëza për fëmijë, “Deti në shtëpi”,
– Përmbledhje me vjersha , tregime dhe drama njëaktëshe për fëmijë, “Grindja e fjalëve”,
– Përmbledhje poetike “Kohë qieinjsh”.
– Përmbledhje poetike “Guximi fle”.

Fjalë kyçe:

SQARIM!

Shkrimet në blogun e lajmi.net janë shkrime të përdoruesve të ndryshëm, të mundësuara nga lajmi.net. Shkrimet që i lexoni në blog nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë së lajmi.net. Nëse një shkrim mendoni se ka përmbajtje që është e papërshtatshme në çfarëdoformë, klikoni butonin raporto apo na shkruani në info@lajmi.net.

Raporto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *