Kosova dhe UNESCO

12027240_939615192775507_1538410512989518685_o

Pozita gjeografike e favorshme dhe urë lidhëse në mes lindjes dhe perëndimit në periudha të ndryshme urë ndarëse në mes perandorive, sot me punë dhe përkushtim maksimal mundohet të jetë urë lidhëse në mes shtetesh.

Duke qenë në këtë pozitë gjeografike territori i Republikës së Kosovës është i pasur më trashëgimi kulturore nga periudha e paleolitit e deri te modernia. Diversiteti kulturor i shton peshën këtij shteti të vogël me kultura dhe tradita të ndryshme.

Trashëgimia kulturore ndër shekuj dhe vite është krijuar dhe ruajtur nga populli pa dallime etnike, është ndërtuar, rindërtuar dhe mbindërtuar, kjo i shton vlerën kësaj trashëgimie të pasur kulturore. Lokalitetet arkeologjike, arkitekturore të luajtshme dhe shpirtërore i takojnë të gjithëve pa dallime etnike.

Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore vjen nga shkaqe natyrore dhe nga dora e njeriut. Shteti duhet të kujdeset që në të dy rastet të ndikoj pozitivisht në përmirësimin e gjendjes fizike dhe ligjore në shërbim të trashëgimisë kulturore. Në të kaluarën jo të largët trashëgimia kulturore në ish – Jugosllavi në masë të madhe trajtohej mbi baza etnike dhe jo në bazë të kritereve dhe standardeve. Kosova duke mos qenë shtet i barabartë më të gjitha shtetet e tjera të ish – Jugosllavisë nuk kishte mundësi për të ngritur zërin në promovimin e trashëgimisë kulturore, pasi që kishte probleme shumë më serioze dhe bëhej fjalë për mos respektimin e të drejtave të njeriut.

Nga paslufta e dytë botërore e deri në luftën e fundit një pjesë e konsiderueshme e trashëgimisë kulturore arkeologjike dhe arkitekturore është shkatërruar nga sistemi politik i kohës.

Kosova pas luftës 1999 deri me sot

Kosovën paslufta e fundit e gjënë të shkatërruar pothuajse tërësisht, as trashëgimia kulturore nuk kishte përjashtime, mbi 500 monumente të trashëgimisë arkitekturore ishin të shkatërruara dhe rrënuara nga forcat policore dhe ushtarake serbe. Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore nga gjykata ndërkombëtare e Hagës është konsideruar si krim kundër njerizimit dhe është dënuar.

UNESCO nga viti 2000 përmes programeve të ndryshme dhe dërgimit të eksperteve ka ndihmuar Kosovës në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe diversitetit kulturor. Prezenca e grupeve, eksperteve dhe misioneve të ndryshme të UNESCO-së, bazohej mbi rezolutën 1244.

Trazirat e marsit 2004 të nxitura nga çarqe të ndryshme të caktuara duke shfrytëzuar edhe gjendjen sociale manipuluan më një pjesë të popullatës e cila nuk e kishte idenë as me të vogël për veprimet e veta. Gjithsesi institucionet shtetërore treguan vullnetin, përkushtimin dhe gatishmërinë për të ndarë miliona euro nga buxheti i shtetit edhe pse i varfër për të restauruar dhe konservuar këto monumente të shkatërruara. Po ashtu institucionet e drejtësisë kanë bërë punën e tyre duke ulur në bankat e të akuzuarve dhjetëra persona të dyshuar.

Kosova në vitin 2006, për herë të parë krijon bazën ligjore, duke miratuar Ligjin për Trashëgimi Kulturore. Është një kornizë e qartë në të cilën bëhet ndarja e përgjegjësive dhe obligimeve institucionale, si dhe përcaktohen hapat konkret për administrimin dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Kosova nga viti 2006 e deri me tani ka miratuar disa ligje që lidhen më trashëgimi kulturore, rregullore dhe udhëzime të ndryshme, gjithashtu ka institucionet të ndryshme në nivelin lokal dhe qendror. Tani mbetet që të ratifikoj konventa ndërkombëtare, me qellim të kompletimit të kësaj hallke të vogël, që do të ndihmojë shumë në mirëmbajtjen dhe administrimin me të mirë të trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës.

Republika e Kosovës në UNESCO       

Republika e Kosovës si shtet i ri ka treguar përkushtimin maksimal në ruajtjen, promovimin, administrimin dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore. Ka bërë edhe “diskriminime” pozitive duke ofruar sigurime fizike përmes Policisë se Kosovës për disa monumente të trashëgimisë kulturore. Republika e Kosovës tani më është e gatshme të marr edhe obligime të tjera ndërkombëtare.

Rekomandimit pozitiv të mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të UNESCO-së, të datës 21 tetor 2015, që Republika e Kosovës të bëhet shtet anëtar i kësaj organizate duhet ti gëzohet edhe Serbia, pasi që kjo është ne frymën e politikave kundër raciste të kësaj organizate.

Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare UNESCO, si shtet i barabartë me 195 shtete dhe 9 shtete të asociuar do të jetë një e arritur e madhe, ndoshta me e madhja pas shpalljes së pavarësisë. Anëtarësimi forcon subjektivitetin ndërkombëtarë duke qenë shtet i barabartë në mesin e të gjitha shteteve anëtare.

Kosova do te jetë konkurrente me të gjitha shtetet e tjera anëtare të kësaj organizate, duke u përfaqësuar më trashëgimi të pasur kulturore materiale dhe jomateriale. Besojmë në të drejtën tonë, shpresojmë në lajme të mira në muajin e ardhshëm.

One thought on “Kosova dhe UNESCO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *