Kah po shkojmë?

11037282_10200359552988673_5217815827666704862_n

Po jetojme ne nje vend ku ne themel po deshtojme. Shkollat , gjimnazet e deri te universitetet prodhojne te padijshem, prodhojne studente ku nuk i’u funksionon mendja kritike ,ku nje numer eshte i kenaqshem per ta ,por ja qe dituria nuk matet per 3 vjet studimi me nje numer.

Dalin nga dyert e universitetit e diplomojne student qe nuk dine as te shkruajne e flasin shqip .Ku secili drejtim ka numer shume te madh studentësh e shteti nuk ka vende pune per ta.Nje vend me 70% popullsi te re , te rinje qe shkollen, gjimnazin e deri te fakulteti i kane vetem per hobi. Ku shkolla , gjimnazi e universiteti jane vendet ku bejne humor, ku depertojne ata qe i kane prinderit ne pozite,ku nuk ka respekt e sinqeritet.

Te rinje qe ne cdo debat i japin te drejte vetvetes e paten e se paten mire . Ne vend se te mendojme tri here e te flasim njehere ne mendojme nje here e flasim dhjete here .Ku ne vend se te lexojme ndonje liber preferojme te zgjedhim ndonje status ne rrjete sociale . Ne vend se te shkruajme paster shqip e dredhojme me shkurtesa gjuhen tone te bukur .

E pastaj po ata student e bejne ligjin . Cilin ligj? Kur ligji ndryshon sipas konvenimit te disave , kur i japim fund demokracise , kur ne vend se te degjojme fakte te verteta degjojme arsyetime te gabuara. Ne vend se te veprojme drejt e ti degjojme bindjet tona veprojme me pa maturi. Ne vend se te punojme sipas ligjit ku respektohet vullneti i popullit ,veprojme sipas interesave personale .

Ku ne krye kemi te pa pergjegjshem e jo dinjitoz per udheheqje . Ku e therrasin veten akademika e shkences i kontribuan me 3 ose 4 faqe ne punim ,ku po keta diplomat therrasin ne lufte kunder korrupsionit e krimit e vet jane te zhytyr ne to. Ku ne vend se te gjesh zgjidhje vetem bertet .Ku te kesh vend pune duhet ta kesh shok njerin nga deputetet. Ku gjithe jeta te dergon te politika.

Ku ne vend se te luftojme dukuri negative jemi pjese e tyre , ne vend se te drejtojme gishtin nga vetja e drejtojme ku kemi mundesi , ne vend se te jemi kontribues ,ne vetem kerkojme . Ku gjate gjithe dites na shoqerojne fjalet e kafja sepse tjeter skemi ç’te bejme . Jetojme ne nje shtet sovran , ku sovraniteti eshte i cenuar . Nje shtet te lire , ku nuk te ze gjumi nga frika se qfare do te sjelle dita e neserme.

Fatkeqesisht jetojme ne Kosove !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *