Fati apo puna!

11072396_10205372814893579_1731125793_n

Shpesh herë ballafaqohemi me ndonjë pyetje sa provokuese aq edhe retorike, por edhe me qasje besueshmërie.

Provokuese dhe retorike pasi që ballafaqohemi me sfidën e ekzistimit të fatit apo thjesht dituria na bënë që të arrijmë lartë e më lart, sukses pas suksesi, fitim pas fitimi.

Apo edhe e kundërta, nga mos dituria apo mos pasja fat vjen dështim pas dështimi, fatkeqësi pas fatkeqësie, mos sukses pas mos suksesi.

Dhe pikërisht këtu vlen t’i rrekemi besueshmërisë. Kjo pasi që dikush beson në fat e të tjerët vetëm në dituri apo gjindshmëri.

Kanë thënë “lidhe kalin, pastaj thuaj ma ruan Zoti”. Në këtë kontekst, gjithsecili duhet të bazohet në forcat e tij personale.

Në ngritjen e diturisë dhe arritjen e çdo gjëje me punë.

Pas qdo sakrifice dhe mundi, doemos vije suksesi.

Prandaj, asnjëherë nuk duhet të bazohemi shumë në “fatin”, e të themi, “lëre se unë kam fat” dhe e mendojmë se suksesi do të vije pasi që ne kemi fat.

Besojmë në fat, por duke mos bërë asgjë që ta arrijmë suksesin. Thjesht ndalemi dhe e presim “fatin të na sjellë suksesin”.

Fati i prinë atij që mundohet, atij që punon, mëson, dhe gjallëron gjatë tërë kohës drejt synimeve të tij.

Këtij i prin fati, sepse ai mundin e vetë e ka bërë dhe po këtij i takon që ta pres fatin pas çdo sakrifice.

Gjithsesi që fati do të vije, por për të ardhur duhet,para së gjithash, t’ia hapësh derën.

Dera nuk hapët ndryshe, përveç duke dhënë kontributin maksimal nga vetvetja.

Fjalë kyçe:

SQARIM!

Shkrimet në blogun e lajmi.net janë shkrime të përdoruesve të ndryshëm, të mundësuara nga lajmi.net. Shkrimet që i lexoni në blog nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë së lajmi.net. Nëse një shkrim mendoni se ka përmbajtje që është e papërshtatshme në çfarëdoformë, klikoni butonin raporto apo na shkruani në info@lajmi.net.

Raporto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *