E mira e këtij vendi është kjo..

mustafa3

Jetojmë në një kohë dhe jemi pjesë e një shoqërie e cila për vite me rradhë vazhdon të vuajë si pasojë e qeverisjes se keqe ndër vite me rradhë. E gjitha kjo vuajtje shkaktohet nga pushtetaret apo grabitësit që janë në krye të vendit. Këtë nocionin e parë pohojnë se e kryejnë ndërsa këtë të dytin e përdorin më me qejf dhe iu shkon për dore sepse për nocionin e parë as dorën nuk ia kanë. Po flasim për dyshen e famshme: Isa e Thaçi.

Po ia fillojmë më të parin e ekzekutivit, Isa Mustafen, i cili ka një buzëqeshje enigmatike. Këtë buzëqeshje e trashëgon që 63 vjet sepse prej se është kryeministër i Republikës se Kosovës që 1 vit, buzëqeshjen po ia ndal në gjysmë Lëvizja Vetëvendosje. Mustafa është i dokturuar në shkencat ekonomike e pikërisht në sektorin e ekonomisë i ka punët më se keqi. Kur largohet nga Kosova dhe niset për në shtëpinë e tij të dytë në Bruksel që të gjithë e dimë se nuk ka shkuar për hajër. Teksa i nënshkruan marrëveshjet i rikthehet përseri buzëqeshja por janë dy alternativa: Buzëqeshja e tij mund të jetë si maskë se nga marrëveshjet me Serbinë, fituese ka dalë Kosova ndërsa alternativa e dytë po i gëzohet dëmeve që po ia bën vet shtetit të tij. Genjeshtrat e tij po ia këput homologu i tij, Aleksander Vuçiç i cili gjithmonë e shpallë Serbinë fituese nga marrëveshjet dhe ashtu po del edhe të jetë (aludojë tek alternativa e parë). E nënshkruajti marrëveshjen për Zajednicën dhe ia fali disa hektarë tokë Malit të Zi. Kjo na shpie në një përfundim se Isa po e shet dhe po falë tokën e Kosovës pa i dhënë pesë pare dhe po e bën aq të lehtë sikurse ta kishte ndarë një kulaç të tortës, pa dhënë shpjegime në detaje për media, por vetëm me postime në Facebook. I mjeri nuk ka faj, Hashimi Thaçi ia lë “Kumpirin e nxehtë në dorë”. Bravo Isë, po del që ia ke dorën për bujari e humanizëm veç copëtoje e fale Kosovën se po të duket që shumë kemi bërë.

E lëmë Isen e dalim tek paraardhësi i tij, Hashim Thaçi, i bukur, më sharmë e i gjatë, dorën në zemër i ka pasur hije për Kryeministër. Pasi i nënshkroi në vitin 2013 të gjitha marrëveshjet që po i shkaktojnë Ises dhimbje koke sepse tashmë kohëve të fundit janë bërë publike, Hashimi e ka larguar presionin nga vetja. Realisht ai ka qenë më i vendosur në shumë raste delikate sesa që është Isa aktualisht. Bëri rritjen e pagave, dhuroi donacione, ndërmori vendime nga më të ndryshmet, shumëçka tjetër por nuk e la edhe ky pa e vazhduar avazin e njëjtë të vjedhjes se shtetit. E ky nuk e tha troç se po e shet Kosovën por iu sill rreth e rrotull duke i privatizuar ndërmarrjet më të rëndësishme të shtetit. Nëse dëshironi të keni si idol dikë i cili bën shëtitje, më të mirë se Thaçin nuk mundeni me gjet. Shembulli më i mirë është vet ai: shëtit nepër qeveri prej postit në post e një sikurse iu duk pak e vendosi t`i marrë dy (zevendesminister & minister i punëve të jashtme) këtë të dytën po e shfrytëzon në maksimum për udhëtime me pretekstin se po bën lobime por as edhe një njohje e vetme nuk ka ardhur. E bile me vete po merr një eskortë të gjatë, jo më pak se 15 vetë me vete nepër çdo udhëtim. Të gjitha kostot i paguan kush tjetër pos qeveria. Thaçit nuk i bije më fut dorën në Xhep asnjëherë. Bravo Hashim, ke punu mirë për veti, ajo që ti ke bërë na lejonë ta modifikojmë thënien “Sill e bjeri vetit” në “Sill e theja vetit”.

Edhe pse të gjithë e akuzojnë dhe kapen për çështjes se ishte kryetar i SHIKU-t, kuvendarin po e udhëheq shumë mirë dhe po mundohet të sjell sa me shumë qetësi. Stabiliteti i është rikthyer kuvendit me të në krye të tij. Është fjala për Kadri Veselin. I paanshëm e i drejtë, e ka zëvendësuar për mrekulli Jakupin, Veseli nuk po ua ndal mikrofonat opozitarëve siç bëri parardhësi dhe ish-partiaku i tij. Bravo Kadri Veseli.

Te kalojmë tek një çështje tjetër që ka kapluar çdo vend pune që ka karakter shtetëror, nepotizmi që po përfshinë të medhënj e të vogël në qeveri. Sot është e lehtë të gjesh punë nëse ke ndonjë të afërm apo mik që posedon ndonjë post shtetëror. Cdo njeri në qeveri e ministri nuk e le pa punësuar ndonjë anëtar të vetin           afër tij. E nëse nuk keni ndonjë mik apo familjarë me ndonjë post shtetëror meritat e burokracisë dhe shkallët e nivelit arsimor nuk merren fare parasysh.

E vetmja gjë që dua unë dhe mendoj se e duan të gjithë është e mira e këtj shteti. E e mira e këtij shteti të vogël nuk do të vije kurrë përderisa në krye të vendit janë qeveritarët që nuk kanë lënë vend pa i futur hundët.

Të gjithë qeveritarët kanë një veçori të përbashkët: vjedhjen, e që në terminologjinë e shkencës një veçori e përbashkët njihet si populacion e nëse tentojmë ta nxjerrim mostrën nga ky populacion mundësitë janë nën zero sepse të gjithë janë të njëjtë.

SQARIM!

Shkrimet në blogun e lajmi.net janë shkrime të përdoruesve të ndryshëm, të mundësuara nga lajmi.net. Shkrimet që i lexoni në blog nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë së lajmi.net. Nëse një shkrim mendoni se ka përmbajtje që është e papërshtatshme në çfarëdoformë, klikoni butonin raporto apo na shkruani në info@lajmi.net.

Raporto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *