Dëshpërimi i qytetarit

Si nje studente e keti vendi sinqerisht me plot keqardhje them se jam e deshpruar nga ky vend,..e di e di sjam e vetmja ka plot e plot koleg te mi, pastaj shtresa te ndryshme te shoqeris qe ndjejn te njejtin mllef sikur un.

Eshte e turpshme ajo qka esht duke ju be kti vendi,por edhe mentaliteti jon nuk e len keq, me terhek vemendje me shum dasma e sinanit se sa zajadnica,vulgariteti i aktivisteve te vv , se sa shprehjet e turpshme dhe ofendimet e popullit nga i ashtuquajturi kryeminister,e ky perfaqsimi me i tmerrshem qe ka mund ti behet ndojher kti vendi.

Sinanit urime megjithat edhe neve perhajr na kofshin kto qe po ndodhin e qe vet I lejuam duke votuar, duke I perkrah, duke harruar,e duke jetuar ne ket vend.

Ikja nuk eshte zgjedhje por mendoi qe kto kushte ka mbet opsioni vetem qe na ofrohet neve te rinjeve ,ndoshta do te funksiononte ndonje organizim dinitoz I neve te deshpruarve qe te ngrisim zerin e te themi qe ne qytetaret duam ndryshim ama jo dhun dhe trazira sikur din ti bejne kta qe po thirren ne emer te ndryshimit e qe bejne gjithmone gjerat e njejta.

e sa do te kishim guximin te organizoheshim duke par qe qdo organizim I deritanishem ka shpi ne rrugen e te vjeterve, ne politiken e njejt.

Nuk e kuptoi si munden “udhheqsit” tane te jen aq te qet kur para pak muajve iken aq shum qytetar ne menyr te tmerrshme nga vendi vet , e ka shume te tjer qe u penduan pse se ben e qe e presin rastin e par ta bejne,kur Kosova deri vone ishte vendi me nje rini me te shendosh ne Evrpe,e sot rinia e Kosoves dita e dites duke ju falemenderuar atyre po shkon drejt nje fundosje,disa ikin, disa zgjedhin rruget e dorzimit te pa shpres ,e disa thjesht shiqoine te deshpruar se ndoshta dikur do te behen ndryshime por te deshpruar gjithsesi.

Kamarjera me fakulteta ,doktorr me ryshfete,arsim I deshtuar,femije rrugve,nena te pashpresa…

Edhe sa dit duhet me ndez televizorin e mi ndegju gjanat  e nejejta,se u martu filan fisteku,ky “bossi”aj “bossi”,ah mentalitet ah jet, pastaj  u vetvra ni ish ushtar , u vetvra ni I ri , proteston ky , shan aj,korrupsion,dhun, …EDHE SA sinqerisht edhe sa se shpirtin ne fyt na keni pru.                                        Mas kaq pak kohe prej lufte Kosova mu shendrru ne nje vend ku nese se ki ni tnjofshem ose gjepin plot pare ski pse del pej shpis,me ni vend ku qdo dit I ngulfat qytetart e vet, definitivisht hallall ju koft veq ju keni dit me ja ba ktahen.

Me deshprim te thell e dhimbje ne shpirt e nervoz te vazhdushme vazhdoime te jetoime e ta mashtroime veten se zgjedhjet e ardhshme ko me u ba mir.

Kosove me dashuri qytetarje yte e deshpruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *