Cila është uniforma dhe detyra e kuzhinierit?

Dihet se çdo punë ka mënyrën e paraqitjes së vetë edhe kuzhinieri duhet të ketë paraqitje të pastër të rregullt dhe uniformen që duhet të jetë e përshtatshme dhe se mabnë temperaturën e trupit në nivel të qëndrueshëm. Uniforma pëbëhet prej këmishës , pantollave , kapelës si dhe këpucë ose papuqe komode , ngjyra e prefueruar -e bardha . Gjithashtu mund të ketë edhe pëprarëse (këcele) në rast të mungesës së uniformës .

url

Kapela e kokës- është e detyrueshme të mbahet sepse njeriu mund të humbas deri 500 qime flokësh në ditë. Prania e flokëve në ushqim tregon për nivel të ulët higjienik .

Veshja-uniforma – duhet të jetë e përshtatshme dhe komode , e lartë dhe duhet të ndërrohet rregullisht. Veshja dhe të gjithë aksesorët personal duhet të lihen në dhomat e veshjes. Për të penguar rënen e objekteve të veçanta , që mundë të futen në xhepa , rekomandohet që në rroba të punës të mos ketë xhepa fare .

Detyrat e Kuzhinierit të parapara me ligj :

Kuzhinieri kryen një pjesë ose tërësinë e funksioneve të mëposhtme sipas mënyrës së organizimit të punës , kryen higjienën personale dhe vesh uniformën e punës .

Kuzhinieri planifikon , koordinon , drejton , organizon , përgatit dhe gatuan ushqim në vende të caktuara si : Hotele , restaorante, mensa , spitale , instuticione , si dhe vende tjera publike ku gjithmonë shërbehen ushqime të gatuara dhe të freskëta .

SQARIM!

Shkrimet në blogun e lajmi.net janë shkrime të përdoruesve të ndryshëm, të mundësuara nga lajmi.net. Shkrimet që i lexoni në blog nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë së lajmi.net. Nëse një shkrim mendoni se ka përmbajtje që është e papërshtatshme në çfarëdoformë, klikoni butonin raporto apo na shkruani në [email protected]

Raporto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *