Gazmend_Freitag

Gazmend Freitag u lind, më 25 maj 1968 në Pataqan të Poshtëm. Atë vit babai i tij , Asllani punonte në Lyon të Francës si mërgimtar. Nëna e Gazmendit, Qamilja, është amvise dhe nuk zotëron shkrim lexim, por është një grua bujare, e dashur dhe shumë shpirtmirë. Ajo lindi pesë djem dhe asnjë vajzë, nga të cilët Gazmendi i treti. Nëna kishte një dashuri të madhe për fëmijët e saj, kujdesej për ushqim, veshmbathje, shëndetin e fëmijëve. Si nënë kishte dëshirë të madhe që fëmijët të shkolloheshin dhe tregonte kujdes të veçantë për vazhdimin e rregullt dhe zellin e tyre në mësime. Qe si fëmijë Gazmendi dallohet me prirjen e ti për vizatim. Ai si nxënës krahas vizatimit ishte i përkushtuar edhe ndaj letërsisë. Familja e tij nuk kishe njohuri nga arti dhe letërsia, andaj mungoi edhe përkrahja e saj ndaj prirjeve të fëmijëve. Nga të gjithë vëllezërit, Gazmendi dallohet me prirjen për artin figurativ, vizatimet e tij që në shkollën fillore i zbukuronin muret e saj edhe pse ato nuk zgjuan ndonjë vëmendje të veçantë. Vëmendja do të lindë tek pasi Gazmendi e fiton mirënjohjen nga “Rilindja për Fëmijë” e cila botohej çdo të martë, shtojcë e gazetës Rilindja në Kosovë. Gazmendi zuri vendin e tretë në Kosovë me poezinë e tij. Vizatimet e para të fëmijërisë si nxënës i ruhen në arkivat e shkollës fillore në fshatin e tij ku kreu katër klasë. Shkollimin e mëtejmë Gazmendi e vazhdoi në Fortesë, në ciklin e lartë të fillores nga klasa e pestë deri në të tetën. Dy vitet e para të gjimnazit i mbaroi në Rahovec kurse klasat e tretë e të katërt në gjimnazin e Prizrenit, ku edhe banonte. Pas përfundimin e gjimnazit si teknik i punëve administrative e regjistron Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 1987, kur edhe detyrohet të shkon në shërbimin e detyruar ushtarak. Pas shërbimit ushtarak një vjeçar ai u kthehet studimeve në vitin 1988. Kjo ishte koha më hidhur e Gazmendit pasi posa kishte mbaruar dy semestra mbyllet me dhunë Universiteti i Prishtinës për shqiptaret nga pushtuesit serb. Studentët organizojnë protestat e tyre në vitin 1989 për mbrojtje të UN- dhe studimeve ku Gazmendi ishte në mesin e tyre. Shumë nga ata do e paguajnë edhe me jetën e tyre e të tjerët arrestohen dhe priteshin të arrestohen ndër ta edhe Gazmendi. Ishte një situatë e rëndë dhe ai kthehet në vendlindje me shpresa të thyera. Kjo gjendje e pashpresë e detyron që në vitin 1990 të largohet nga vendlindja për në Gjermani, kur edhe merr hapin vendimtar t’i kushtohet pikturës, përkundër dëshirës së prindërve të cilët donin që Gazmendi të bëhej jurist. Prindërit e arsyetonin dëshirën e tyre me karakterin e fortë dhe largpamës të djalit të tyre. Prej viti 1990 deri në vitin 2003, ai ndjekur kurse në akademi të ndryshme arti për studime portreti me ngjyra vaji. Në vitin 2013 fillon studimet në Universitetin e Arteve në Linz, drejtimin Nudo te profesoresha e njohur Annelies Oberdanner, ku akoma vazhdon me sukses. Serioziteti i të qenit piktor kërkon kohë e dije, kjo e detyron Gazmendin të kryen studime private tek disa mjeshtër me përvojë. Punimet e Gazmendit janë me motive të shumta: autobiografike, nga rrethi jetësor, peizazhe nga vendlindja, portrete njerëzish nga më të ndryshmit, kujtime nga fëmijëria në vendlindje, punime nudo, natyrë e qetë etj. Kryesisht teknikë nga grafika me laps, shkumës e tushe, ngjyra vaji në kanavace etj. Të gjitha këto vepra arti shprehin ndjeshmërinë shpirtërore të autorit ambicioz.

MOMENTE TE BUKURA

19

  Une jam piktor shqiptar që jetoj në Linz të Austrisë. Nga 22 tetori është hapur ekspozita ime personale e dyta me radh në kryeqytetin austriak, Vjenë. Ekspozita mban titullin "Momente të bukura" dhe  është e hapur deri  me 15 janar…

Lexo artikullin