enisreqica

Fillimisht dua tua bëjë të qartë arritjet e mija akademike të cilat konsistojnë me notë mesatare 9.47 në përfundim të studimeve në nivelin bachelor, kjo ka bërë që të jem një prej studentëve më të mirë të gjeneratës time në kuadër të departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Si rezultat i këtij suksesi në nivelin bachelor, kamë fituar bursën nga Universiteti i Prishtinës në vitet 2013 dhe 2014, bursë kjo që u jepet studentëve me arritje të larta akademike, gjithashtu si rezultat i këtyre rezultateve gjatë studimeve kamë përfituar një bursë nga komuna e Fushë-Kosovës. Dhe tani jam student në nivelin master në drejtimin Integrimi Evropiane dhe Administratë Publike i akredituar vetëm në gjuhën angleze në Universitetin e Prishtinës. Me gjithë këtë sukses, ne nuk kemi qëndruar pasiv dhe të pafrytshëm gjatë studimeve, kështu ne jemi bërë pjesë e jetës akademike studentore në Kosovë, pasi që me disa koleg krijuam një organizatë studentore e cila ishte ndryshe nga organizatat tjera studentore, pasi që ne nuk synonim për të marrë pushtetin, por për të punuar në rritjen e kapaciteteve akademike studentore përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme. Këtë organizatë ne e emëruam me emrin “Klubi i Debatit Akademik”. Ne organizonim çdo javë “natën e filmit”, ku shfaqnim për student filma me përmbajtje politike dhe sociale, ku pas të cilëve vazhdonim me debate rreth filmave. Këtë aktivitet e organizonim në ambientin e Universitetit dhe kjo bëri që studentët të shprehin dëshirë të madhe për të marr pjesë në “natën e filmit”. Tjetër sukses që e arritëm me këtë organizatë ishte edhe organizimi i i debateve interaktive me figura politike nga jeta publike e Kosovës, duke përfshirë shumë politikan të niveleve të larta siç ishte ish-Presidenti dhe zëvendës kryeministri i Kosovës, z. Behgjet Pacolli apo kryetari i Parlamentit të Kosovës z. Jakup Krasniqi. Përveç tyre, ne kemi treguar mjaft objektivitet duke ftuar edhe politikan nga opozita, të cilët kanë pasur mundësi për t’i paraqitur idetë e tyre para studentëve, ku këta të fundit janë përfshirë në debat interaktiv kohë pas kohe. Në kuadër të kësaj organizate, ne jemi ballafaquar me organizimin dhe koordinimin e shumë projekteve të tjera. Për më tepër, tani jam përfaqësues i të rinjve të komunës së Fushë-Kosovës në Kuvendin e të Rinjve të Republikës së Kosovës (KRRK) dhe afërsisht një viti mundohem t’i paraqes kërkesat e tyre në nivel kombëtar. Në kuadër të KRRK-së, jam edhe pjesë e redaksisë së revistës “Hapi Rinor”, punë kjo që vetvetiu është edhe koordinuese me të gjitha punimet e të rinjve dhe më gjerë, si dhe nga Janari 2015 jam Sekretar i KRRK-së. Në kuadër të KRK-së ne organizojmë trajnime dhe aktivitete për parandalimin e të rinjve nga dukurit negative siq janë Droga, HIV-Aids, Duhani, por gjithashtu edhe trajnime edukativo-arsimore. Suksesi im akademik u shfaq edhe në një ngjarje tjetër që zgjati për katër muaj trajnim, të organizuar nga organizata KIPRED (Instituti Kosovar për Politika dhe Zhvillim) që kishte të bëjë me “Mendim Kritik dhe Aftësi në të Shkruar dhe Hulumtim”, i cili më pas u përcjell me një hulumtim individual një mujor. Këtë hulumtim e kam përfunduar me sukses të lartë që më pas është vlerësuar me 100 pikë, e gjithashtu më pikë maksimale (100) jam vlerësuar edhe në “Mendim Kritik dhe Aftësi në të Shkruar”, kjo bëri që të shpallem studenti me suksesin më të mirë gjatë këtij trajnimi. Si rezultat i këtij suksesi dhe i njohurive paraprake politike të mija, siç duket, janë pëlqyer nga organizuesit, të cilët më kanë pranuar në një praktik tre mujore në institutin e tyre. Përvoja që kam përfituar nga kjo praktikë e bërë ka qenë e lart, pasi që jam marr me detyra të ndryshme në fushën e kërkimit dhe hulumtimit, e gjithashtu edhe mbikqyrsit janë ndarë të kënaqur me realizimin e detyrave të dhënë nga ana e tyre. Gjithashtu, kam ndjekur një praktik në Gazetën Epoka e Re. Praktika ka zgjatur një muaj dhe jam certifikuar si i suksesshëm. Detyrat e mija ishin kryesisht me politika ditore duke anuar nga sektori politik, pasi që në këtë fushë jam edhe i shkolluar. Në anën tjetër, jam aktiv edhe në një fushë tjetër që nuk përkon me politikën ose hulumtimin. Një hap shumë të rëndësishëm kamë arritur edhe në fushën e publikimit, ku me ndihmën financiare të komunës së Fushë-Kosovës, kam publikuar librin tim të parë të titulluar “Sikur të Flisja”, një koleksion me poezi të shkruara për një kohë të konsiderueshme, botim ky që ka hapur rrugën për publikimin e librave të ardhshëm, veçanërisht në fushën akademike. Si dhe me shkrime të ndryshme rreth ngjarjeve ditore në Kosovë. Për më tepër, kamë marr pjesë edhe në trajnime të tjera si ai në fushën e ekonomike dhe sipërmarrjes, që përfshinte modulet për administrim biznesi, administrim financiar, ndërmarrësi dhe marketing, këto kanë bërë që të marrë njohuri të pëlqyeshme edhe në fushën ekonomike. Përveç kësaj, kamë marrë pjesë edhe në trajnimin mbi kultivimin e bletarisë në kohën bashkëkohore, këtë e kamë bërë për t’i avancuar njohurit mbi hobin tim. Ndër tjerash, kamë ndjekur edhe trajnime mbi të drejtat e njeriut, Bashkimin Evropian dhe trajnime të tjera. Siç e keni vrejtur, duke qenë i angazhuar me aktivitete të ndryshme më ka bërë që të jem me njohuri të përgjithshme mjaftë të mira dhe kjo paraqet një pikë të rëndësishme për mua, që më pas të mund të kontribuoj jo vetëm për shoqërinë për rreth por edhe më gjerë. Të gjitha këto kanë bërë që të takohem dhe njoftohem me individ me kultura dhe tradita të ndryshme, mënyrë kjo që më ka bërë të jem më tolerant me të tjerët, por edhe për të ngritur vullnetin tim për të njohur individ të ndryshëm dhe për të mësuar më shumë nga kultura të ndryshme.

Na ishte njëherë…!

12071309_10205430220777000_57388796_n

Përrallat, këto ‘tregime’ që janë pjesë e jetës së secilit fëmijë. Në gjithsecilën tregohen histori që na japin mesazh, shpesh bamirës, edhe më shpesh na lënë që të meditojmë mbi mesazhin e tyre. Ajo qa është më e habitshmja është…

Lexo artikullin

Fati apo puna!

11072396_10205372814893579_1731125793_n

Shpesh herë ballafaqohemi me ndonjë pyetje sa provokuese aq edhe retorike, por edhe me qasje besueshmërie. Provokuese dhe retorike pasi që ballafaqohemi me sfidën e ekzistimit të fatit apo thjesht dituria na bënë që të arrijmë lartë e më lart,…

Lexo artikullin

Raportimi gazetaresk me dy teha!

1508519_699049360223569_2255165469608724244_n

Në shumë emisione, si televizive ashtu edhe nëpër radio, janë bërë të mundshme ankesat e qytetarëve për shumë çështje që lidhen me jetën e tyre. Edhe shumë herë të tjera, ashtu siq bëhet një lajm, kemi shumë raste kur vetë…

Lexo artikullin

Pse po protestohet?!

1459742_10201592351872676_1207011127_n

Po protestohet për shumë gjëra, nga studentët, por jo edhe për gjërat kyçe dhe elementare për të cilat doemos duhet të protestohet. Pas ardhjes së një rektori apolitik, madje i vetmi që prej pas luftës ka qenë dhe është person…

Lexo artikullin