10 Pyetje publike për Kryetarin e Malishevës Ragip Begaj

  1. A e keni punësuar djalin e Gjyqtarit Haki Kryeziu në SHMP “Lasgush Poradeci” për të ia kthyer borxhin qe ai bëri për ju, duke refuzuar padit e disa mësimdhënësve që ju i larguat për bindje politike nga puna po në ketë shkollë?
  2. Ushtruesi i detyrës se drejtorit në shkollën e Kijevës vetëm në një reagim ka bërë mbi 204 gabime gjuhësore, a do të thotë kjo që shkollat në komunën e Malishevës po drejtohen nga analfabetet?
  3. Qeverisja lokale në Malishevë ka politizuar skajshmërisht shkollat dhe mësuesit, duke i kthyer në shërbëtor të pushtetit. Ata të cilët nuk iu nënshtruan qeverisjes suaj dhe te Limajve u mënjanuan, u depërtuan dhe u kryqëzuan. Cilat të këqija tjera ju kanë mbetur që të ia bëni Malishevës?
  4. Drejtori i shkollës dhe arsimtaret në shkollën fillore “Bajram Curri” në Drenoc, në vend se tu japin nxënësve dije i kanë detyruar të bartin birra, a do të thotë kjo që i keni shndërruar shkollat në vende për argëtim dhe alkoolizim?
  5. Sipas një dokumenti të nxjerr nga inspektorati i arsimit në Gjakovë konstatohet se një numër i madh i militantëve të Nismës të punësuar pa konkurs ketë vit ne SHMP “Lasgush Poradeci” marrin paga pa punuar, a është ky “ligji” i partisë tuaj me të cilin po qeverisni?
  6. Trotuaret në Malishevë pas reshjeve të fundit të bores janë bere pista Patinazhi, për shkak të mos përgjegjësisë se kompanisë që keni kontraktuar ju, a është bërja e patinazhit specialiteti i qeverisjes tuaj?
  7. Ju dhe vartësit tuaj ia keni dhënë tenderin prej 10 mijë eurosh një kompanie për pastrimin e bores, por bora nuk u pastrua në asnjë fshat dhe meqë ju jeni besimtar i madh, atëherë a thotë Zoti se qytetaret duhet mashtruar?
  8. A mund të na tregoni ama thuana të vërtetën, se sa qindra mijëra euro e keni dëmtuar buxhetin e komunës për shkak të spastrimit të shkollave për bindje politike?
  9. Ju gjatë qeverisjes tuaj keni larguar mbi 140 profesor nga puna për shkak se nuk ju kanë votuar juve! Meqë jeni haxhi a thotë Zoti se duhet të hakmerrni dhe ti leni mbi 140 familje pa bukë.
  10. Ju Ragip Begaj jeni të akuzuar nga prokuroria speciale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, drejtori i arsimit Blerim Thaçi po ashtu është i akuzuar, shefi i arsimit Halim Hoti është i akuzuar, ushtruesit e detyrës se tri shkollave të mesme, po ashtu janë të akuzuar nga prokuroria, a mund të na tregoni se çfarë qeverisje është duke u bërë në komunën e Malishevës, qeverisja e të pandehurve me ligjin e xhunglës apo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *