Bllokun e bashkoi “ideali” kundër Thaçit

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Ismet Beqiri ka ka thënë se partia e tij në asnjë kombinim nuk pranon të hyjë në ndonjë marrëveshje eventuale me PDK-në e Hashim Thaçit, edhe nëse ky i fundit heq dorë nga pozita e kryeministrit.

Lajme

02/10/2014 09:29

“Me Hashimin apo pa Hashimin, LDK nuk hyn në koalicion me PDK-në”, ka thënë ai.

Beqiri ka zbuluar detajet rreth koalicionit dhe kush e propozoi i pari idenë për të hyrë në partneritet me AAK-në dhe Nismën.

Ai thotë se menjëherë më 9 qershor kanë zhvilluar takimin e parë me Fatmir Limajn, ndërkaq më 10 tetor janë takuar edhe me Ramush Haradinajn e AAK-së.

Ajo çka i ka bashkuar këto tri subjekte politike, ka thënë Beqiri ishte “ideali” për largimin e qeverisë së PDK-së të udhëhequr nga Thaçi.