Blloku takohet edhe natën, ishin mysafir të Limajt

Liderët e bllokut nuk kanë pushuar as të dielën, ku Fatmir Limaj ka qenë nikoqir i takimit të radhës së VLAN-it.

Lajme

20/10/2014 00:30

Liderët e bllokut janë të takuar në orët e mbrëmjes në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” për të diskutuar për hapat e mëtejmë që do t’i ndërmarrin, raporton KTV. 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se kjo është vazhdimësi e takimeve të bllokut. Kurse, i nominuari për kryeministër nga radhët e bllokut, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë të bindur se Blloku duhet t’i formojë institucionet e reja. 

Sipas tij, kryeministri në largim, Hashim Thaçi, nuk e ka fuqinë e shumicës. 

Ndërkohë, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj nuk ka dal fare për të komentuar këtë takim pa prani të mediave. 

Derisa për Isa Mustafën ka qenë veçse një takim kafeje me partnerët e koalicionit paszgjedhor.