Blloku shqyrton bojkotimin e zgjedhjeve nëse ato shpallen nga presidentja

Blloku LAN po insiston në të drejtën e tyre për krijimin e institucioneve dhe po i vlerëson të panevojshme zgjedhjet e jashtëzakonshme. Pas paralajmërimeve të fundit për shpallje të zgjedhjeve, Blloku në takimin e fundit e ka shqyrtuar mundësinë e bojkotimit të tyre. 

Lajme

05/11/2014 17:20

Situata bllokuese politike 5 mujore, ka bërë që zgjedhjet t’i shihen si opsioni thuajse i vetëm për të mos lejuar vendin të futet edhe në krizë financiare.

PDK ka filluar që t’i përmend zgjedhjet më shpesh kohëve të fundit, por duke mos përjashtaur edhe marrëveshjen politike siç po thonë ata me partitë e qendrës së djathtë.

E në anën tjetër, partitë e Bllokut po insistojnë në të drejtën e tyre për ta qeverisur vendin, ndërsa zgjedhjet po i shohin si të panevojshme.

Burime të lajmi.net, brenda takimit që është zhvilluar sot në mes të liderëve të Bllokut, është shqyrtuar mundësia e bojkotimit të zgjedhjeve, nëse ato shpallen nga Presidentja e vendit.

Zgjedhjet i ka vlerësuar të panevojshme edhe Lëvizja Vetëvnedosje. Bile kjo parti ka shkuar edhe më larg duke ftuar partnerët e saj të Bllokut LAN që ta marrin pushtetin me protesta ose t’i krijojnë institucionet duke mos përfillur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. (lajmi.net)