Blloku rifillon takimin e ndërprerë më herët

Takimi i partive të Bllokut LDK-AAK-Nisma ka rifilluar para pak çastesh. Ai u ndërpre rreth orës 13:00 për shkak të agjendës së Isa Mustafës.

Lajme

05/11/2014 16:51

Takimi tani po mbahet në zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. 

Kryetari i LDK-së ka bërë të ditur se në këtë takim do të diskutohet për hapat e mëtutjeshëm që do t’i ndërmarrë Blloku, karshi situatës së tanishme politike në vend. 

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që nga ky takim të dalin me ndonjë risi, për hapat e mëtutjeshëm.