Blloku: Mospajtim rreth zgjedhjeve të reja, LDK frikësohet nga destabilizimi

Shkuarja në zgjedhje të reja është diskutuar edhe në takimet që kanë mbajtur liderët e partive të Bllokut, ka thënë një burim i besueshëm brenda partive të këtij blloku për TV Rrokum .

Lajme

14/10/2014 00:55

Sipas këtij burimi, edhe partitë e bllokut e kanë hedhë në tavolinë si opsion shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse nuk gjendet zgjidhje për tejkalimin e krizës.

Por, burimi thotë se Lidhja Demokratike është kundër shkuarjes në zgjedhje, pasi po i frikësohet destabilizimit brenda partisë.

“Në një takim që isha edhe unë është diskutuar edhe mundësia e shpërbërjes së parlamentit e shkuarja në zgjedhje, por kundër kësaj kërkese ishte kreu i LDK, Isa Mustafa”, ka thënë ky burim.

Kundërshtimin e shkuarjes në zgjedhje e shfaqi edhe nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahtqija, sipas së cilës vendi ka shumicë parlamentare dhe nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje.

Bisedime brenda liderëve të Bllokut për të shkuar në zgjedhje e pranoi se do të ketë edhe nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi, por ajo tha se është vendosur të mos shkohet në zgjedhje.

Të dy nënkryetaret e partive të Bllokut, Sahatqija e Bujupi thanë se në të gjitha proceset e ardhshme Blloku do të jetë i bllokuar.