Bllokohet rruga nga Hani i Elezit në Kaçanik, pritje të gjata

Reshjet e borës që kanë filluar pas mesditës kanë vështirësuar qarkullimin në shumë zona të Kosovës.

Lajme

20/01/2018 18:31

Problem me qarkullim ka pasur në të gjitha magjistralet që lidhen me Prishtinën.

Gjendja më e rëndë paraqitet në magjistralen Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Shkup.

Dëshimtarët i kanë thënë lajmi.net se rruga nga Hani i Elezit, pika kufitare Kosovë-Maqedoni, deri në Kaçanik ka më shumë se një orë që është e bllokuar.

“Rruga Hani i Elezit – Kaçanik që 1 orë e bllokuar. Drejtimi i kundërt po lëviz minimalisht”, ka thënë një person që ka mbetur i ngujuar në kolonë. /Lajmi.net/