Bllokohet rrethrrotullimi në Shirokë për shkak të punimeve

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se sot nga ora 20:00 deri nesër në orët e para të mëngjesit do të bllokohet rrethrrotullimi në Shirokë për shkak të punimeve.

Lajme

22/07/2018 18:53

“Sonte nga ora 20:00 deri në në orët e hershme të mëngjesit do të bllokohet rrethrrotullimi në Shirokë. Aty gjatë tërë natës do të punohet, nga firma kontraktuese”, thuhet në njoftimin e komunës së Suharekës.

Më tej thuhet që policia dhe institucionet tjera emërgjente do të jenë në gadishmëri për mbarvajtjen e komunikacionit.

“Besoj se do ta kemi mirëkuptimim nga ana juaj”, përfundon njoftimi.