Bllokohet nga disa lokale për të performuar, Labinot Tahiri thotë disa fjalë

Labinot Tahiri vazhdon të jetë aktiv në skenën muzikore shqiptare.

ShowBiz

08/11/2018 19:29

Këngëtari nga Ferizaji, Labinot Tahiri tash e disa vite ka sjell projekte tejet të pëlqyera nga publiku, shkruan lajmi.net

E përveç projekteve ai ka qenë i pranishëm edhe në koncerte të ndryshme jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë.

Duket se tashmë këngëtari ka një problem me lokalet ku ka performuar dhe jep një mesazh për ta.

“Ato vende apo diskoteka që kanë vendos mem blloku, terasa apo clube ku do qofshin ato! Le t’a kuptojnë mirë, se ju e keni gabim, se e keni vetëm nga një diskotekë, por unë i kam si gjithmonë vendet e rezervura që mund të janë mbi 50 prej tyre.
Kur të ju bje puna, mos thuani Vlla; a ban me e ba një mramje……!?
Pra shikojeni masën e njërëzve që thrasin emrin tim sikur ky vend i shkëlqyer Coco Club.
Do të kthehet koha jonë edhe më fuqishëm, për ata që e kanë zërin e dhuruar nga Zoti, sikurse puna e rrobave të viteve; 1950, 70, 80! Që kushtojnë shumë shtrejtë?

Pra shihemi nēpër mbrëmjet gjigante që fillojnë nga qyteti im e në të gjithë vendin ku jane shqiptarët.
Faleminderit Zotit dhe publikut”, shkruan Tahiri. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bp7blsyBNo4/