Bllokohen dy institucione të rëndësishme – Lajmi.net
Bllokohen dy institucione të rëndësishme
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikë 8:52, 6 June 2018
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbetur jofunksional qe katër muaj, përderisa pas një jave edhe Gjykata Kushtetuese pritet të mbetet pa fuqi vendimmarrëse.

Pos Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që ka mbetur jofunksional për katër muaj, pas pak ditësh (më 15 qershor) pritet që edhe Gjykata Kushtetuese të mbetet pa fuqi vendimmarrëse.

Kjo pasi që të tre gjyqtarëve aktualë të kësaj gjykate pritet që këtë muaj t’u skadojë mandati, ndërkohë që për të pasur kuorum Kushtetuesja duhet t’i ketë së paku 7 gjyqtarë nga 9 sa ka gjithsej.

Njohësit e legjislacionit konsiderojnë se një gjë e tillë e dëmton në masë të konsiderueshme Gjykatën Kushtetuese, pasi nuk mund të trajtohen fare lëndët e parashtruara.

Sipas tyre, procedurat për të ardhur deri te zgjedhja përfundimtare e gjyqtarëve mund të marrin kohë deri në mes të verës ose në vjeshtë.

Në anën tjetër presidenti Hashim Thaçi ende nuk ka emëruar anëtarët e rinj të KQZ-së, ndonëse ky institucion nuk është duke funksionuar qe një kohë të gjatë.

Të nominuarit për anëtarë të këtij institucioni nga opozita fajësojnë pikërisht kreun e shtetit për një zvarritje të tillë. /zeri/

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO